Një shpërthim është regjistruar në një restorant në lagjen Nazilli të Aydin, në Turqi.
Guvernatori Hüseyin Aksoy ka konfirmuar se nga shpërthimi kanë humbur jetën 7 persona dhe janë plagosur 5 persona.
Duke iu referuar guvernatorit, media turke “TRT Haber” raporton se shpërthimi ka ndodhur gjatë ndërrimit të një tubi gazi, pasi ishte vërejtur se kishte rrjedhje.
Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve i uroi shërim të shpejtë.
Bozdag gjithahstu vuri në dukje se Zyra e Kryeprokurorit Publik nisi një hetim gjyqësor për shpërthimin, çështje për të cilën janë caktuar tre prokurorë.
/s.f