Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka në Durrës.
Pamjet e siguruara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për BalkanWeb që shihni vijnë nga jashtë baneses se Dukës, në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raporton se gjatë momentit të shpërthimit ka qenë në banesë vetëm bashkëshortja e Dukës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të saj dhe identifikimin e aurorit/ëve.












