Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në një qendër pritje për emigrantët e paligjshëm në Viterbo.
Mediat italiane raportojnë se të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur, 4 prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Forcat zjarrfikëse, ambulancat dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta.
TgCom shkruan se emigrantët e ardhur nga Afrika kanë aplikuar për azil dhe më pas janë vendosur në dy godina, në një zonë industriale në San Lorenzo Nuovo.
/a.r