• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje

by A R
25/07/2026 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zjarr masiv përfshiu një njësi industrialenë Essex të Anglisë dhe shkaktoi një shpërthim të fuqishëm, i cili u dëgjua dhe u ndje në zona të largëta. Mbi 100 zjarrfikës u angazhuan për të vënë nën kontroll flakët që shpërthyen pranë fshatit Rettendon, në jug të Chelmsford.

Shpërthimi u shkaktua nga prania e një sasie plehu kimik të ruajtur në një nga ndërtesat e përfshira nga zjarri. Pamjet nga vendngjarja treguan një top të madh zjarri që ngrihej në ajër, ndërsa dëshmitarët e përshkruan zhurmën si “si një bombë” ose si një shpërthim zanor.

Zjarri shkaktoi dëme të mëdha në disa ndërtesa dhe automjete në zonën industriale dhe vijoi të digjej edhe gjatë së shtunës. Shërbimet e emergjencës thanë se nuk kishte rrezik të mëtejshëm për publikun, ndërsa banorëve pranë zonës iu kërkua të mbanin dritaret të mbyllura për shkak të tymit të dendur.

Shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Essex, Dave Bond, tha se shpërthimi i plehut kimik ishte arsyeja që autoritetet shpallën incidentin madhor. Ai konfirmoi se të gjithë personat që ndodheshin në zonën e ndërhyrjes ishin të sigurt, ndërsa disa banorë ishin evakuuar për masa parandaluese.

Dëshmitarët treguan momente paniku, duke thënë se shpërthimi shkundi ndërtesat dhe dërgoi copa metalike në ajër. Disa prej tyre raportuan se mbeturinat nga shpërthimi ranë në fusha përreth dhe shkaktuan vatra të vogla zjarri.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Të shtunën në mëngjes ndërhyrja u reduktua, me rreth 25 zjarrfikës që vijonin punën në terren së bashku me specialistë për të shuar plotësisht mbetjet e zjarrit.

Next Post
Trump publikon listën: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA me ndihmë sociale

“Beteja” e re e presidentit, Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In