Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur ditën e sotme përpara një banesa në Durrës.
Mësohet se banesa ndodhet në lagjen 15 në Porto Romano, dhe i përket Fetah Mataj.
Nga të dhënat e para, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Mësohet se Mataj është një person me precedentë penalë dhe ka kryer 10 vite burgim për pengmarrje dhe grabitje me dhunë, raporton Panorama. Në dëshminë e tij paraprake, Fetah Mataj ka thënë se kati i poshtëm ishte shkatërruar i tëri.
“Njoftova policinë, sapo morëm veten. Ata që e kanë bërë janë lepurushë, pasi po të ishin trima më dilnin përballë. Si kam bërë keq askujt”- thotë ai.
I pyetur se ku dyshon, ai përgjigjet se nuk ka ide. “Unë nuk kam konflikte me njeri, nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë dhe as pse”- thotë ai.
/b.d