• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërthim bombole në Pogradec, të paktën 30 të plagosur në një lokal

by Lorenc Vangjeli
01/02/2016 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpërthimi i një bombule gazi brenda një lokali në Pogradec ka shkaktuar 30 të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites në fshatin Beragozhdë në komunën Dardhas, kohë në të cilën në lokal kishte frekuentim maksimal. Bombola ka shpërthyer në brendësi të lokalit në pronësi të shtetasit Dashamir Muçka.

Drejt vendngjarjes u nisën disa ambulanca ndërkohë policia ka nisur hetimet. Nuk ka ende të dhëna për gjendjen e të plagosurve por nga raportimet e dëshmitarëve në vendngjarje bëhet me dije se disa prej tyre kanë pësuar dëmtime mjaft të rënda. Shumica e të plagosurve janë transportuar nga automjete të rastit.

Një dëshmitar i cili transportoi disa prej të plagosurve deklaroi për News 24 se “Mbi 30 persona, unë bëra transportimin më makinë të personave të djegur. Duhet 15 minuta kohë që të vijë ambulanca, ndaj ne kemi nxituar që t’i sjellim me makina në spital. Ata do të dërgohen në Tiranë, pasi kanë pësuar djegie të mëdha. Kjo është katastrofë. Lokali ishte i mbushur me djem të rinj. Atyre iu ishin djegur të gjitha rrobat”, rrëfen Eltoni, një nga banorët e fshatit Dardhas, i cili nuk ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes, por ka bërë transportin me makinë të të plagosurve.

Inspektoret Teknik nisin verifikimet per shperthimin

Pas ngjarjs, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial nisi grup pune për verifikimin shkaqeve që sollën shpërthimin e bombolës. Kryesinpektori Gazmend Osmani konfirmon për Shqiptarja.com në vendgjarje janë nisur 6 inspektorë. “Po ndjekim situatën, kontroll për cilësinë e shërbimit”, tha ai.

THËNGJILLI: NË SPITAL MBËRRITËN MBI 30 TË LËNDUAR, SITUATA E RËNDUAR

Shefi i pavijonit të djegieve në Spitalin e Pogradecit, Olsi Thëngjilli tha për News24 se situata është e rëndë. Ai ka treguar se në spital kanë mbërritur mbi 30 persona të lënduar dhe 22 janë dërguar në Tiranë. Sipas tij, 6 persona kanë djegie të shkallës së dytë.

“Në spital kanë mbërritur mbi 30 të lënduar. 22 persona janë dërguar në Tiranë. Situata aktualisht është e rënduar. 6 persona kanë djegie të shkallës së dytë. Në Pogradec po marrin ndihmë disa persona. Në spital nuk kemi mjekë specialistë”, deklaroi Thëngjilli.

***

Muçka: Gjendje kaotike, 6 te plagosur drejt Tiranes

Në një lidhje telefonike për Report Televizon, Alban Muçka, kryetar i njësisë administrative të Dardhasit tha se edhe të plagosur të tjerë kanë nevojë për ndihmë më të specializuar. “6 janë nisur për në Tiranë, ka dhe shumë të tjerë që kërkojnë ndihmë spitalore më të specializuar. Nuk mund të themi numrin e saktë, doktorët po bëjnë punën e tyre dhe pacientët janë të shpërndarë në dhoma të veçanta. Në spital është gjendje kaotike, nuk po e caktojmë dot numrin e tyre. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Shumica janë 18­ 27 vjeç, ka edhe 40­vjeçarë.Pronari i lokalit nuk ishte i pranishëm në momentin që ndodhi shpërthimi”, ­ tha Muçka.

Next Post

Surpriza e Bashës ndaj Topit dhe Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

June 23, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

5 pikat e revolucionit, që harruan “pikën e vogël” të bregdetit

June 23, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

June 23, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Çdo dy ditë konflikte çasti! Në vetëm tre muaj tetë të vrarë dhe 31 të plagosur

June 23, 2026
Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

June 23, 2026
Më 11 maj Shqipëria zgjedh/ Kryesia e PD gati listat, ja si do të ndahen grupet e punës

Kuvendi mbyll dyert të enjten, PD: Të zhvillojmë mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

June 23, 2026
Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

June 23, 2026
Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

June 23, 2026
Si u bë Britania e Madhe një nga vendet më të varfra në Europën Perëndimore?

Brexit, dhjetë vjet më vonë, çmimi që Mbretëria e Bashkuar nuk e ka paguar ende

June 23, 2026
Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In