Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës.
Drejtori i policisë në veri të Mitrovicës Besim Hoti ka konfirmuar se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të ish xhamisë që gjendet në afërsi të urës së Ibrit, raporton KTV.
Derisa nuk ka as të lënduar dhe as dëmtime policia është duke kryer hetimet për këtë rast. Ndërsa incidenti është klasifikuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”. (b.an)