Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe kreu i PSV’91, Petro Koçi ka reaguar pas dekorimit nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani të 67 anëtarëve të Ballit Kombëtar të vrarë gjatë luftës së dytë botërore. Koçi e ka cilësuar si të papranueshëm dekorimin nga ana e kreut të shtetit të bashkëpunëtorëve të fashizmit, duke e cilësuar një thikë pas shpine dhe tradhti ndaj Luftës Antifashiste.
“Dekorimi i bashkëpunëtorëve të fashizmit, thikë pas shpine dhe tradhti ndaj Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare!”, ka shkruar zëvendësministri Koçi në “Facebook”.
Ndërkaq sot, Kreu i Shtetit tha se Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron të papranueshme ringjalljen e urrejtjes staliniste, veçanërisht kur ajo vjen nga anëtarë të Kabinetit Qeveritar të një vendi anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u ka akorduar titullin “Martir i Demokracisë” 67 ushtarëve të Ballit Kombëtar, të pushkatuar në vitin 1943. Ceremonia u zhvillua më 21 tetor në Divjakë të Lushnjës, në ditën e 73-vjetorit të masakrës.
ma.me