Shpërthen transformatori kryesor në nënstacionin e vjetër të Gjirokastrës.
Nga shpërthimi, gjysma e qytetit ka ngelur pa energji elektrike pasditen e sotme.
Nuk dihen ende shkaqet se përse ka ndodhur ky shpërthim.
Nenstacioni i vjeter i Gjirokastres varet nga DTL Fier dhe ishte pa remont kapital, i cili mundëson sigurimin dhe stabilizimin e prodhimit të energjisë.
Në momentin e shpërthimit, operatori ishte vetëm, ku sipas rregullave duhet të ishin dy persona.
Në nënsatacion duhet të vinte grupi i avarisë nga Saranda, por akoma nuk është në vendngjarje.
Ishin zjarrfikësit e qytetit ata që bën të mundur shuarjen e flakëve, pasi rrezikohej i gjithë nënstacioni.
g.kosovari











