• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthen Rexhep Meidani: Sulmet ndaj meje janë dirigjuar nga lart

by A R
04/08/2016 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish-presidenti Rexhep Meidani reagon në profilin e tij në rrjetin social facebook lidhur me sulmet siç i cilësoi ai, ndaj familjes së tij në media. Ish-kreu i shtetit shprehet se sulmet ndaj tij dhe familjes së tij janë të dirigjuara nga lart, duke kërkuar në këtë rast ndëshkimin e asaj që ai e cilëson “poshtërsi politico-mediatike”.

Po citojmë të plotë postimin e ish-presidentit Meidani në facebook:

“Të dashur miq! Këto ditët e fundit vapa e nxehtë i ka çoroditur disa mendje të sëmura të politikës dhe medias për rreth, që, duke evituar shtrimin në spitalin psikiatrik, krahas miellit të bardhë, si ilaç të dytë për sëmundjen e tyre të pashërueshme kanë gjetur nxitjen, urdhërimin dhe ekzekutimin e një fushatë të shëmtuar sulmi ndaj të ndryshmëve.

Dhe, natyrisht, midis këtyre të ndryshmëve jam edhe unë e familja ime, sidomos kur në media, me arsye pa arsye, u hodh ideja për qeveri teknike, edhe pse e palidhur me ndonjë pohim apo pretendim timin.

Ata, me anë të Merrove dhe Zorrëve të tyre, kanë hedhur dhe po hedhin në eter gazra me erë dhe po pështyjnë ku të mundin gëlbaza me qelb, të prodhuara nga të brendshmet e tyre.

Më tej si specialistë të paguar të medias sociale, shpifjet e tyre i kanë amplifikuar e pompuar më tej nëpër portale e blogje pseudonimesh e “komentuesish shumë-emërorë”, dhe ata të paguar ose me ilaç të bardhë, ose me para të thata nga fondi rezervë, në funksion të lëvizjes “të bëfsha gjeneratën”(!)…

Nuk kisha ndërmend të reagoja, siç dhe nuk kam reaguar deri tani ndaj një paturpësie të tillë, sepse kam bindjen, por dhe kam besuar e besoj se nuk ia vlen të harxhosh qoftë dhe një mili-kalori për çoroditjet apo pisllëqet e këtyre shëmtirave të turpshme të tranzicionit shqiptar.

Veçse po më rezulton se ky lloj shëmtim-frymëzimi ka ardhur, jo vetëm sot por dhe më parë, nga sipër, me direktiva të KQ-së së sotme! Kot nuk thotë populli që “peshku qelbet nga koka”.

Dhe kjo është një e keqe shumë e madhe! Ky është kulmi i poshtërisë njerëzore në një sistem të ashtuquajtur demokratik, aq më keq për të imituar në sjelljen drejtuese ndaj njerëzve gjarprin që “ecën dhe fshin gjurmët me bisht”.

Prandaj dhe reagova, sepse me këtë lloj “poshtërsie politike-mediatike” nuk mund të ecet më tej. Madje, më keq, as emancipimi shoqëror, as demokracia funksionale!

Ajo duhet goditur e shkulur në rrënjë, “në kokë e në bisht”. Madje, sa më shpejt, aq më mirë! Dhe, kjo shkulje rrënje, heqje koke e bishti, është sa civile, po aq dhe politike-patriotike, dhe për këtë secili mund e duhet të japë kontributin e tij qytetar…”.

Next Post

Kjo është modelja më seksi që keni parë këtë verë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In