• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shpërthen raketa hapësinore SpaceX Falcon

by
29/06/2015 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raketë pa njerëz në SHBA, e cila do të dërgonte furnizime në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, shpërtheu pak pas ngritjes sot, duke shpërndarë nëpër oqeanin Atlantik pjesët e masës së saj prej 2300 kilogramësh, si dhe të ngarkesës që mbante.

Është hera e tretë në tetë muajt e fundit që ka dështuar transportimi i ngarkesave. Një anije hapësinore ruse humbi kontrollin gjatë kthimit në muajin prill, si dhe në muajin tetor të vitit të kaluar një tjetër anije furnizimi shpërtheu në mënyrë aksidentale.

Shpërthimi i sotëm ndodhi 2 minuta dhe 19 sekonda pasi raketa ishte nisur nga Cape Canaveral, në Florida. Raketa që shpërtheu në qiell ishte e gjatë 63 metra dhe ishte ndërtuar nga Space Exploration Technologies. Në momentin e shpërthimit, ajo po udhëtonte me një shpejtësi prej 4600 kilometrash në orë, dhe ndodhej në një distancë prej 43 kilometrash nga Toka.

Ngarkesa e humbur përmbante edhe ngarkesën zëvendësuese për dy misione të mëparshme të dështuara. Kjo është një humbje e madhe për NASA-n, e cila po mbështetet tek industria private për të furnizuar Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Kompania SpaceX është një ndër firmat që po konkurojnë për të marrë raundet e furnizimit. Ajo ka kryer shtatë misione të suksesshme që nga viti 2012, raporton VOA.

Sipas George Diller, që komenton misionet hapësinore të NASA-s, nuk dihet ende se çfarë ndodhi saktësisht, dhe po studiohen materiale filmike për të kuptuar më shumë.

Next Post

Forcat policore tërhiqen nga Lazarati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com