• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shpërthen’ pedagogu: Rritën pagat e deputetëve 90%, ndërsa të mësuesve 7%. Ka zënë vend injoranca!

by A R
07/03/2024 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme në Shqipëri festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Kjo ka qenë edhe tema e emisionit “7pa5” në Vizion Plus.

Të ftuar në studio kanë qenë pedagogu Lush Susaj dhe mësuesja e Gjuhës Shqipe, Eralda Bejleri.

Kjo e fundit tha se sot është pasioni ai që i mban mësuesit në këtë profesion, pasi kushtet dhe pagat nuk janë aspak të mira.

“Pasioni është ai që na mban në këtë profesion. Edhe sot, kur shumë profesione zgjidhen për hir të rrogës, ky profesion nuk i ka pagat më të mira, duke u krahasuar me lodhjen që ka. Nëse një person nuk e ka këtë passion për të mësuar breza, për të mësuar njerëzimin, atëherë mos ta zgjedh fare. Unë e kam zgjedhur që në moshën 11-vjeçare të bëhem mësuese, për hir të atyre mësuesve tanë. Doja të bëhesha si mësuesja ime e Gjuhës Shqipe”, tha ajo.

Ndërkohë, pedagogu Susaj tha se mësuesit paguhen shumë pak dhe dhe trajtohen në mënyrë shumë mizore krahasuar me vendet e rajonit.

“Ndeshem dhe sot, urimet e para në telefon janë nga studentët e mi, ndërsa unë kam uruar mësuesit e mi. dhe i shpreh mirënjohjen time të thellë çdo mësuesi tim, por edhe të Shqipërisë. Ne jemi në një rrugë që e kemi mission, nuk e kemi për xhepin tonë. Një mësues merr 560 mijë lekë të vjetra. Më i miri mësues në Shqipëri, pasi t’i fus pak lekë makinës benzinë, e të blejë rroba, lapsa e fletore, i mbeten vetëm 100 euro në muaj. Njerëzit duhet t’u jenë mirënjihës e të gjunjëzohen para misionit të tyre. U rritën pagat, 7% ia rritën vjet mësuesit dhe 90% deputetit. Deputeti ka dalë nga mësuesi. Nuk gjej vend në rajon të trajtohet kaq mizorisht mësuesi, dija. Në syrin tim, siç kanë qenë heronj mësuesit e mi, ashtu janë edhe ata që qëndrojnë sot në sistemin arsimor. Duhet t’ia heqim barrën e stresit e jot a shtojmë me paga të ulëta”, u shpreh pedagogu.

Ndërkohë, Bejleri tha se profesioni i mësuesit sot ka dalë “jashtë mode” ndërkohë që duhet të ishte në krye të çdo profesioni tjetër.

“Nëse ka sot VIP-a në Shqipëri, janë mësuesit. A do të ekzistonin profesionet e tjera pot ë mos ishin mësuesit? Jo sot të mban vetëm pasioni për këtë profesion, çdo gjë tjetër është e vështirë. Mua me vjen keq që profesioni mësuesit sot ka dalë jashtë mode. Ky profesion nuk duhet të ishte asnjëherë çëhstje trendi. Ky duhet të ishte në krye të çdo profesioni tjetër”, tha mësuesja, teksa shtoi se duhet fituar respekti nga nxënësit.

“Normal që nuk është më si më përpara. Po zhvlerësohemi nga kushdo. Këto gjëra përcillen edhe te brezi i ri. Është në vazhdën e këtij zhvlerësimi. Por që kjo varet nga vetë mësuesi, sa rëndësi i jep vetes gjatë orës së mësimit dhe si e pozicionon veten në raport me nxënësit. Mësuesi duhet ta meritoj dhe ta fitojë vetë atë statusin që i takon”, tha ajo.

Pedagogu Susaj shtoi se Shqipëria ka nxënës dhe student shumë të mirë, por ajo vendin po e zë arrogance dhe injoranca.

“Nuk kanë faj as nxënësit as studentët. Ne kemi nxënës dhe student të mrekullueshëm. Ne ua shkatërruam folenë brezit të ri të Shqipërisë. Ne e margjinalizuar, e vendosëm në cep dhe vendosëm arrogancën dhe injorancën. Ka ndonjë vend në rajon që i largohen çdo vit 10-12 mijë studentë? Ka ndonjë vend ku një mësues të blejë një shtëpi i duhen 120 vjet punë?”, tha ai.

/a.r

Next Post
Mundësi studimi në Shqipëri për studentët e Luginës së Preshevës, ministri Hasani: Do ofrojmë 30 bursa në vit dhe akomodim falas

Mundësi studimi në Shqipëri për studentët e Luginës së Preshevës, ministri Hasani: Do ofrojmë 30 bursa në vit dhe akomodim falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In