• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthen PD e Durrësit: Njerëzit e Bashës duan të na përçajnë

by A R
28/05/2016 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje në Durrës, dega e PD ka zhvilluar mbledhjen e saj të kryesisë, ku i deleguar ka qenë deputeti Arben Imami, i cili është edhe kryetari i grupit të punës për këtë degë.

Mbledhja është zhvilluar pas incidentit të disa javë më parë kur Imamit iu mbyll dera e selisë të partisë. Dje gjakrat janë qetësuar, por Imami është gjendur përballë një sulmi frontal dhe një rebelimi të plotë nga shumica e kryesisë së PD në Durrës, të cilët kundërshtonin fort vendimin për ndarjen e kësaj dege në dy pjesë, një ti përkasë qytetit dhe tjetra fshatit.

Shumica e kryesisë, përjashto disa emra si Pëllumb Berisha Sabah Jemishta, Ferdinand Xhaferri dhe Dejana Burgjia, kjo e fundit, sekretare e degës, ish-pjesëtare e stafit të Edi Ramës në zgjedhjet e vitit 2007.

Mësohet se shumica e kryesisë kanë kundërshtuar ndarjen duke akuzuar se vendimi i nxjerrë nga Basha ishte anti –statutor. Kjo për shkak se në nenin 4 të statutit të PD-së thuhet qartazi se kjo forcë politike organizohet dhe funksionon në bazë të ndarjes administrative.

Anëtarët e kryesisë kanë akuzuar se një grup i rikthyer rishtazi në PD kërkon të vendosë influenca dhe të kap partinë në territore të ndryshme, të cilat i ka humbur prej kohësh.

Burime nga mbledhja e i thanë citynews se anëtarët e kryesisë kanë qenë të drejtpërdrejtë në akuzat e tyre ndaj sekretarit organizativ Enno Bozdo dhe sekretari i Burimeve Njerëzore, Fatbardh Kadilli, duke i quajtur ata përgjegjës për këtë vendim skandaloz dhe përçarës.

“Bozdo dhe Kadilli kërkojnë të përçajnë PD e Durrësit për interesa të një grupi që bën ecejake në parti. Një grup që e ka dëmtuar Partinë Demokratike dhe tani rikthehet sërish për ta dëmtuar brenda strukturave të saj”, është shprehur në mbledhje një nga anëtarët e partisë, i cili ka theksuar më tej se dega e PD Durrës nuk do të pranojë kurrë një urdhër anti-statutor.

Një tjetër anëtar mësohet të ketë theksuar se vendimi i nxjerrë jo vetëm është anti-statutor, por në rastin konkret nuk është pyetur kurrë asnjë prej drejtuesve të degës apo anëtarëve të saj dhe lajmin për ndarjen e saj, anëtarët e kryesisë e kanë mësuar nga mediat.

Kreu i PD në Durrës, Osman Stafa, konfirmoi mbledhjen për dhe tha se mbi 85% e kryesisë ka qenë hapur kundër ndarjes. Vetëm disa persona kanë qenë pro saj.

Ende nuk dihet si do të veprohet pas këtij rebelimi ku shumica e kryesisë të degës së Partisë Demokratike në Durrës kundërshton hapur vendimin e Bashës, përgatitur nga Bozdo dhe Kadilli.

Next Post

Trafiku i drogës, dënohen trafikantet seksi nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In