• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shpërthen” në studio Myslim Murrizi: Nuk ka bilbilush të më bëjë presion mua!

by A R
11/06/2020 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se deputetët e opozitës po shantazhohen për të votuar reformën zgjedhore.

Myslim Murrizi, që zëvendësoi Hajdarin si kryetar i grupit parlamentar Demokrat, pranon tentativat për trafikim votash por thotë se atë personalisht nuk ka shans ta shantazhojë dhe as ta blejë njeri.

Muslim Murrizi: Nuk ka bilbilush të këtyre ferrave poshtë tavolinës që mund ti bëjë presion Myslim Murrizit, merre nga të duash nga i pari i qeverisë. Të njëjtin qëndrim kam mbajtur edhe me Ambasadoren amerikane dhe Sorecën. Nuk kam çmim unë.Kush ka qejf të përdoret, të bëhet ndaç njëpërdorimësh, ndaç shumëpërdorimësh.

Në një intervistë për Rtv Ora, Murrizi nuk përjashton mundësinë që kryeministri Rama dhe opozita e bashkuar të mund të gjejnë ndër opozitarët e Kuvendit votat për kalimin e ligjit të ri zgjedhor.

Myslim Murrizi: Grupi parlamentar Demokrat që drejtoj unë ka 11 deputetë, 11 ka dhe grupi që drejtohet nga Stojku, 9 deputetë ka grupi i Musait. Janë 31. Unë kam deklaruar me sinqeritet që nuk jam as kapoja dhe as tutori i deputetëve të opozitës në Kuvend. Trafikimi në Kuvend nuk është risi e këtij mandati, me vota të trafikuara është zgjedhur një President në Shqipëri. 17 deputetë aty kanë ardhur nga LSI.Mbase kanë kujtuar që janë në koalicion me ta dhe kanë votuar ligjet e Ramës, ka vazhduar inercia, nuk e di.

Por Murrizi, shpresën nuk e ka humbur.

Myslim Murrizi: Shpresoj që të ndodhë ajo që mbi 85% e shqiptarëve e kërkojnë, hapja e listave që shqiptarët të zgjedhin dhe jo të votojnë.

Nga takimi i parë me kryeministrin Rama, tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës nuk gjetën dakordësinë për dy kërkesat e parashtruara prej tyre: Hapja e listave dhe depolitizimi i administratës zgjedhore.

Rama ka deklaruar se kërkon të përafrojnë qëndrimet por pa rishikuar marrëveshjen politike të 5 qershorit.

Ndërkohë deri tani nga radhët e opozitës kanë rrjedhur 2 vota dhe duhen edhe 4 të tjera  për ta kaluar ligjin e ri elektoral në Kuvend, pasi 78 i ka vetë mazhoranca.

Reformës zgjedhore i duhen 84 vota për miratim.

Next Post
Hakmarrje pas 14 vitesh? Hekuran Billa vrau Prel Markun, doli nga burgu para 1 viti, si ndodhi krimi në Britani

Hakmarrje pas 14 vitesh? Hekuran Billa vrau Prel Markun, doli nga burgu para 1 viti, si ndodhi krimi në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In