Temperatuart ekstremisht të larta vazhdojnë të bëjnë “kërdinë” në vendin tonë.
Pasojat sërish vazhdojnë të ndihen, edhe pse gjatë ditës së sotme pati një rënie të lehtë temperaturash.
Një makinë është përfshirë në flakë në mes të qytetit të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme raporton newsbomb.al.
Qytetarët janë angazhuar për të mbajtur flakët nën kontroll deri në momentin kur një karoatrec ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka larguar prej zonës së urbanizuar.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por paraprakisht mendohet se shkak i flakëve janë bërë temperaturat e larta dhe qëndrimi i makinës për një kohë të gjatë e ekspozuar në diell. /b.d