• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrat e PD “pengje” të raportit për zgjedhjet, dorëheqja çështje ditësh

by Java News
02/07/2017 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike pas marrëveshjes Rama-Basha nuk do të qëndrojnë në qeverinë Rama deri në fund të mandatit, në shtator.

Kur ata nisen detyrën më 22 maj, kryeministri Rama tha se ministrat teknikë do të largohen një ditë pas zgjedhjeve, më 26 qershor.

Por, kur parlamenti është i shpërndarë dhe dekreti për shkarkimin e ministrave do të mbetej vetëm në leter,  kryeministri Rama mesa duket ka vendosur të presë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike në qeverinë e tij, te largohen vetë.

Top Channel mësoi se tërheqja e ministrave teknike nga qeveria është vetëm çështje kohe. Burime te mirëinformuara konfirmojnë se të 6 ministrat bashkë me zëvendëskryeministren po punojnë për një raport për zgjedhjet e qershorit.

Raporti synon të evidentojë në mënyrë të detajuar parregullsitë në zgjedhje, sjelljen e policisë dhe përdorimin e administratës shtetërore.

Sipas të njëjtit burim, kur ky raport të jetë mbyllur pas pak ditësh, ministrat teknike do ta konsiderojnë të përfunduar punën e tyre, do të japin dorëheqjen dhe, sipas te gjitha gjasave, do t’ua lenë fuqinë zëvendësministrave.

Por largimi i 7 anëtarëve të opozitës nga qeveria Rama nuk është vetëm një gjest teknik. Politikisht, largimi i tyre mund të ketë edhe një domethënie politike- se ajo e 18 majit nuk ishte një marrëveshje për bashkëqeverisje. /b.d

Next Post
Zonja Eni braktis Ardit Gjebrean, i futet politikës

Zonja Eni braktis Ardit Gjebrean, i futet politikës

Comments 1

  1. erla Kuci says:
    9 years ago

    Keta duhet te larghen sa me shpejt qe te ms mbajne akma peng shqiperine

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com