Një automjet ka shpërthyer në flakë në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 në rrugën “Taulantia” në qytetin bregdetar. Në momentet kur mjeti u përfshi nga flakët mjeti i ishte i parkuar. Sipas të dhënave, kemi të bëjmë me shpërthimin e një sasie të vogël eksplozivi bën me dije policia.
Paraprakisht raportohet se në makinën tip “Land Rover” nuk ndodhej askush.
Mjeti i përkishte shtetasit me iniciale A.S. zyrtar i ALUIZN-it në Durrës dhe dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën.
Paraprakisht bëhet me dije se autorët kishin si synim paralajmërimin e personit në fjalë.
DEKLARATA E POLICISE
Më datë 14.11.2016, rreth orës 18:15, në lagjen Nr.1 dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde ekslozive në pjesën e përparme të mjetit tip Fuoristradë me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A.S. banues në Durrës, pa precedentë penalë.
Mjeti ka qenë i parkuar. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
/a.m