Motra e Cristiano Ronaldos ka reaguar pas përdhosjes së statujës së vëllait të saj në Medeira të Portugalisë. Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveito ka reaguar ashpër pas përdhosjes së statujës së vëllait të saj në Medeira të Portugalisë. Ajo ka thënë se personat që e kanë bërë një veprim të tillë e kanë vendin në Siri e jo në Medeira, vend për të cilin Ronaldo ka bërë shumë.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e motrës së Ronaldos:
“Shumë nga ne duhet të falënderojmë këtë njeri. Falë tij shumë njerëz në Madeira kanë punë dhe ka investime të shumta në këtë ishull, në të cilin akoma banojnë disa njerëz të frustruar që meritojnë të jetojnë në Siri me njerëzit që nuk kanë respekt dhe nuk dinë si të jetojnë në shoqëri. Ndjej keqardhje për ata që vuajnë rezultatin e luftës, por mendoj se njerëzit janë të shpërndarë keq. Të gjithë e dinë se jam motra e këtij njeriu, të gjithë e dinë sa krenare jam për këtë fakt dhe jam më shumë krenare që kam privilegjin të njoh çfarë personi i mrekullueshëm është. Mund të kaloj orë të shumta duke treguar zemërgjerësinë dhe kualitetet e mira që ka”, ka shkruar ajo në Twitter.