• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shpërthen Maks Velos: Jemi vend islamik, ja artistët që më futën në burg

by
11/09/2015 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpërthen Maks Velos: Jemi vend islamik, ja artistët që më futën në burg

Maks Velo është rikthyer sërish me disa deklarata të forta. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së tij “Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare të Arteve, artisti kontrovers tha se Shqipëria është një vend islamik.

“Nuk është vend ky për të bërë art. Është vend islamik dhe oriental. Është orient. I shef ti ata emigrantët që sulen nga andej? Dinë ata ç’është piktura? Hë? Ta pret mendja ty se dinë ata ç’është piktura? Ja kështu jemi ne!”, tha Velo pas disa pyetjesh nga gazetarët.

Duke mos u ndalur me kaq, Velo kishte diccka edhe për artistët. “Tërë jetën artistët i kam konsideruar si kriminelë. Këtë ekspozitë nuk donin ta çelnin drejtorët e parë. Artistët tanë janë injorantë. Dukuria e madhe është që i marrin këto dhe i kopjojnë”, tha Velo. Ndërkohë që ka lëshuar një silurë edhe ndaj kryeministrit Edi Rama: “E drejta e autorit është vetëm aty te sahati i elektrikut. Vetëm aty i kap Rama për fyti. S’ka të drejtë autori”.

“Po. Dhe kur dola, Kujtim Buza, më tha: Gjallë qënke ti? Unë artistët i kam konsideruar si kriminelë, ai armiq. Ata që më kanë bërë artistët nuk ma ka bërë njeri, para viteve ’90. Por edhe pas viteve ’90 nuk ma dhanë studion. Kur dha urdhër Sali Berisha që të ndaheshin studiot, mua më dhanë një pjesë të studios së Kristaq Ramës. Por si mund të shkoja unë e t’i merrja studion një profesori të nderuar?”, ka thënë Velo.

“E kam thënë disa herë së në sallën gjyqit kishte rreth 40 a 50 artistë. Pse nuk shkruan për gjyqin tim? por unë rezistova, po të mos kisha rezistuar do më bënin leckë. Nuk arrij q ëtë shpjegoj dot se si ligësia të jetë kaq e thellë tek artistët. Policët e Spaçit ishin më të mirë”, vazhdon më tej Maks Velo.

“Më kanë bërë një ekspertizë të turpshme. Foto Stamo, Skënder Milori dhe Kujtim Buza. Unë jetën e kam pasur të vështirë dhe vazhdoj ta kem. Në Dardhë më kanë marrë shtëpinë e babit dhe të gjyshit. Kjo ishte e rëndësishme se kisha mundësi të tregoja vepra. Galeria nuk ka bërë ekspozitë për artistët e burgosur se nuk donin Edi Hila dhe Alush Shima”, rrefen Velo.

Ekspozita e Velos përmban 99 piktura në përmasa të vogla që sipas tij tregojnë rrugën që ai ka ndjekur në jetën e tij para, gjatë dhe pas burgosjes.

Next Post

Sa i rrezikshëm është fenomeni i vetëvrasjes në shoqërinë tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In