• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthen ‘lufta’ në PD/ Kush janë tre njerëzit e Bashës që kërkojnë dëbimin e Berishës

by Java News
04/09/2021 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit, doli para demokratëve, e në vend që të merrte përgjegjësinë e tij për humbjen e tretë radhazi, deklaroi të ashtuquajturën “masakër zgjedhore”, dhe tha se “lufta sapo kishte filluar”.

Ai deklaroi se do të “luftonte” kundër regjimit Rama-Doshi, e të tjera si këto.

Në fakt nga “lufta”, kaloi në paqe, gjë e cila u duk qartë edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ku Basha tha se do të bashkëpunonte në Parlament për Reformën Zgjedhore, Administrative etj. Pra, ai do të njohë parlamentin e dalë nga e ashtuquajtura “masakër zgjedhore”, sikurse e ka cilësuar vetë Basha.

Por, në vend të “luftës” kundër Ramës, duket se ka filluar një luftë kundër Berishës.

Menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku u zgjodh Kryesia e re dhe drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike, kanë dalë edhe “bashistët” e parë, kundër Berishës, duke i kërkuar këtij të fundit largimin nga PD.

E para ishte Jonila Godole, të cilës Basha i dhuroi karrigen e Sekretares për të Përndjekurit Politik në PD.

Menjëherë pasi iu dhurua një karrige, Godole doli në një studio televizive, me mesazhe “të forta”, ku ndër të tjera deklaronte se PD duhej të distancohej nga ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ashtu siç CDU u distancua dikur nga Helmut Kohl.

“Vendimi i z. Berisha është vendim personal i tij. Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në këto lloj momentesh të rëndësishme. Kjo do ta çojë PD përpara ose jo, këto janë kosto që do t’i mbajnë ata. Unë kam thënë që bota ka treguar që dhe personalitete të mëdha, të cilët kanë qenë absolutisht të rëndësishëm për gjithë Evropën, ku kam sjellë në vëmendje rastin e ish-kancelarit gjreman  Helmut Kohl, në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij, por duke respektuar kontributin e tij deri në fund. Këto janë vendime që i marrin partitë vetë. Këto janë modele që unë i kam sugjeruar. Nëse mua do më pyesin sot nga brenda PD, patjetër që do ta sugjeroj këtë dhe do flas hapur.”-tha Godole.

Ajo që bëri bujë ishte edhe provokimi i hapur që u bë, duke e publikuar deklaratën e Godoles edhe tek Rilindja Demokratike, organi zyrtar i PD, edhe pse me pas lajmi u hoq. Në fakt Jonila Godole, është një antiberishiste jo e panjohur, për opinionin.

Jonila Godole, ka një formim anti-Berishë në gjithë hapat e saj në jetë, si gazetarja më agresive e gazetës “Koha Jonë” deri më 1997. Ajo është akuzuar nga PD, edhe si “zjarrvënëse”, por Basha e bëri Sekretare për të Përndjekurit Politik.

Një tjetër emër që ka dalë kundër Berishës, është edhe Fitim Zekthi, i sapo zgjedhur në Kryesinë e PD.

Anëtari i ri i Kryesisë së PD, Fitim Zekthi, ka folur rreth çështjes së ish-kryeministrit Sali Berisha si pjesë e parlamentit të ri, pas shpalljes “non grata” nga SHBA.

Ai është shprehur se PD nuk mund ta ndalojë futjen e Berishës në Kuvend, por sipas tij ajo mundet që ta konsiderojë një vendim për të mos e cilësuar atë pjesë të grupit parlamentar. Fitim Zekthi, anëtari i Kryesisë së PD-së, është dënuar në nëntor të vitit 2003 për mashtrim.

Një fakt të tillë, Fitim Zekthi e ka pranuar edhe vetë publikisht. Kur dorëzoi formularin e kishte publikuar dënimin por u justifikua duke thënë që nuk është ekzekutuar vendimi.

I futur në Kryesinë e PD me urdhër të Bashës, si gjoja proamerikan i madh, Fitim Zekthi e tregoi qartë dje, se kush është dhe çfarë përfaqëson.

Shkojmë tek emri i tretë që ka dalë kundër Berishës. Ajo është Helga Vukaj, anëtarja e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve, në KQZ.

Fitim Zekthi, ish-kandidati për deputet i PD,  i futur në Kryesinë e PD, me vetëm 39 vota, doli dje dhe kërkoi largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar.

Helga Vukaj, ish-ministrja e Financave që qeverinë teknike Rama-Basha, ku “gatuhej bashkëqeverisja”, ka deklaruar se personat e shpallur non-grata nga SHBA, nuk mund të jenë pjesë e Kuvendit.

Në 10 mars 2021, gjashtë javë para zgjedhjeve parlamentare, Helga Vukaj i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me një shkresë zyrtare, duke kërkuar refuzimin e regjistrimit në zgjedhje të kandidatëve që janë shpallur non grata nga SHBA.

Vukaj argumenton ligji për dekriminalizimin, ndalon që të zgjidhen deputet apo të marrin mandatin të personave që janë janë dëbuar nga SHBA.

Sipas saj, moslejimi për të hyrë në SHBA është ekuivalent me dëbimin. /cna.al

/m.j

Next Post
“Mjeku i lagjes më thotë bëje, gjinekologu jo në asnjë mënyrë”… Gratë shtatzënë konfuze për vaksinën e Covid-19, flasin ekspertët

“Mjeku i lagjes më thotë bëje, gjinekologu jo në asnjë mënyrë”… Gratë shtatzënë konfuze për vaksinën e Covid-19, flasin ekspertët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In