• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mjeku i lagjes më thotë bëje, gjinekologu jo në asnjë mënyrë”… Gratë shtatzënë konfuze për vaksinën e Covid-19, flasin ekspertët

by Java News
04/09/2021 14:00
Pregnant Vaccination. Pregnant Woman In Face Mask Getting Vaccinated in Clinic. Doctor Giving Corona Virus Vaccine Injection Patient. Covid-19 Flu Protection.

Pregnant Vaccination. Pregnant Woman In Face Mask Getting Vaccinated in Clinic. Doctor Giving Corona Virus Vaccine Injection Patient. Covid-19 Flu Protection.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klementina, një vajzë e re që pret të bëhet nënën i tha se është shumë konfuze nëse duhet apo nuk duhet të bëjë vaksinën. “Mua më duhet të mendoj për dy tani. Kur pyes mjeken e familjes më thotë se duhet ta bëj vaksinën, ndërsa në vizitën e fundit kur shkova tek gjinekologu më tha se gratë shtatzënë dhe ato gjidhënëse në asnjë mënyrë nuk duhet ta bëjnë vaksinë,” shtoi ajo.

Nën dy mendime të ndryshme e reja  u shpreh se është interesuar vazhdimisht për këtë çështje pasi do edhe 4 muaj që të përfundojë shtatzëninë e saj dhe ka frikë se mund të infektohet dhe të kalojë me vështirësi infektimin.
“Nuk di ku të marrësh informacion të saktë asnjë njeri nuk të shpjegon,”shton 28 vjeçarja.

Alban Ylli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe njëkohësisht shefja e Komitetit Teknik të Ekspertëve i tha Gazetasi.al se absolutisht që duhet të vaksinohen gratë shtatzënë.

Këtë çështje e mbështesin edhe ekspertët e shëndetit publik, Dritan Ulqinaku dhe Alban Ylli.
“Në princip të gjitha gratë shtatzënë duhet të bëjnë vaksinën, përveç ndonjë rasti të veçantë me probleme imuniteti apo alergjie që duhet të shihet nga mjeku që e ndjek,” shpjegoi Ylli për Gazetasi.al.

Mjeku shqiptar në Shërbimin Kombëtar në Londër, Laidon Shapo tha se ky keqinterpretimi apo mos sqarimi se a duhet apo jo të bëhet vaksina anti-Covid19 tek gratë shtatzëna ose ato që mendojnë të shkojnë përmes atij procesi është i pakuptimtë në ketë stad të pandemisë.

“Udhëzimet janë të qarta në sensin që gratë shtatzëna janë më në risk nëse infektohen me Sars-Cov-2 dhe variantet e tij krahasuar me gratë e tjera (jo-shtatzëna). Padyshim që kërkohet një vlerësim i riskut individual para bërjes se vaksinës për disa prej tyre,”shtoi Shapo.

Qedrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë rekomanduar se bazuar në mënyrën se si funksionojnë vaksinat [messenger] RNA Pfizer-BioNTech dhe Moderna, ekspertët besojnë se nuk ka gjasa të paraqesin një rrezik specifik për gratë që janë shtatzënë, por vaksinimi duhet të jetë një zgjedhje personale për gratë shtatzënë.
Mjeku shqiptar në SHBA, Gani Abazi ka thënë se nevoja e vaksinimit të femrave shtatzëna nuk është duke u promovuar dhe udhëzuar si duhet dhe sa duhet nga Institucionet shëndetësore në Kosovë dhe Shqipëri.

Gani Abazi

“Të tri vaksinat e prodhuara në Amerikë (ajo nga Pfizer, Moderna dhe nga Johnson & Johnson, janë shumë të sigurta që të merren nga gratë shtatzëna dhe së fuqishëm rekomandohet që të gjitha gratë shtatzëna, të vaksinohen,” shpjegoi doktor Abazi.

Ndërkaq OBSH ka deklaruar se gratë shtatzëna janë në rrezik më të lartë për t’ u prekur nga Covod-19 e të kalojë në gjendje të rëndë dhe kështu përfitimi i marrjes së vaksinës definitivisht i tejkalon rreziqet, veçanërisht pasi platformat që kemi përdorur aktualisht për vaksinat janë platforma mARN, viruse të inaktivuara ose platforma vektoriale virale ose proteina të nën-njësisë.

“Asnjë prej tyre nuk ka një virus të gjallë që mund të shumohet brenda trupit dhe që potencialisht mund të krijojë një problem,” shpjegon ekspertja e obsterisë-gjinekologjisë Soumya Swaminathan në OBSH.

Më tej ajo shton se në çdo vend grave shtatzënë duhet t’i shpjegohen përfitimet përkundrejt rreziqeve dhe t’u ofrohet vaksina nëse dëshirojnë ta marrin.

/m.j

Next Post
Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare simboli i humorit shkodran e shqiptar, Paulin Preka

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare simboli i humorit shkodran e shqiptar, Paulin Preka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 41-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 41-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

October 20, 2026
Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

October 20, 2026
U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com