• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthen Kozma Dushi, ka një përgjigje, pa gabime ortografike, për ata që u tallën me të: Unë s’kam faqe në FB!

by Java News
10/07/2017 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kozma Dushi ka një karrierë të gjatë në muzikë e si artist i ka dhuruar publikut disa këngë të cilat i kanë mbijetuar kohës e vazhdojnë të dëgjohen edhe sot. “Eja o shoku ynë”, “Lule në dritare” etj. janë disa prej këngëve që shumëkush i këndon sapo i dëgjon. Prej disa javësh këngëtari i njohur është vënë në shenjestër nga publiku. Kjo, për shkak të një llogarie në Facebook që mban emrin e tij.

“Kozma Dushi zyrtare” është emri i faqes që shkruan statuse të ndryshme me gabime ortografike dhe shkrime kundër titujve që presidenti Bujar Nishani ka shpërndarë kohët e fundit. Statuset e tij janë kthyer në objekt talljeje ndaj një artisti kaq të vlerësuar, jo vetëm nga fansat por dhe kolegë të tij.

Rovena Dilo dhe Kastro Zizo kanë qenë dy prej të cilëve kanë komentuar në statuset e “Kozmait” duke ironizuar mënyrën e të shkruajturit. Në fakt nuk është ende e qartë nëse ata kanë dijeni nëse profili i përket Kozma Dushit ose jo. Blitz.al ka kontaktuar me këngëtarin e mirënjohur për të marrë një informacion të vërtetë mbi këtë llogari në emër të tij. Kozma Dushi është shprehur i indinjuar ndaj këtyre njerëzve, por sidomos ndaj personit që është duke i dëmtuar imazhin.

“Ajo nuk është adresa ime.

Asnjë nga fjalët e shkruara aty nuk janë bërë nga dora ime.

Jam shumë i mërzitur dhe i indinjuar.

Unë nuk kam as Facebook, as e- mail, as Instagram, asnjë rrjet social.

Atë faqe e ka hapur një person që dëshiron të më dëmtojë imazhin tim si artist i njohur, si këngëtar që kam marrë pjesë në 35 festivale dhe është vlerësuar me çmime.

Ai që po e bën këtë është një person me zemër të keqe por nuk mundet kurrë të më diskretitojë si artist.

Do interesohem që ajo llogari të mbyllet.

Ai merr foto që postojnë miqtë e mi në rrjete sociale dhe u vendos shkrime. 

Përsa i përket atij postimit për titujt unë nuk jam askush për të thënë se kush duhet ta marrë apo jo titullin “Mjeshtër i madh”.

Jam shumë i indinjuar!”,– është shprehur këngëtari i mirënjohur.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë se persona të paautorizuar kthejnë në objekt talljeje artistë të mirënjohur të skenës.

Megjithatë, Kozmai ka treguar se për këtë fakt do t’u drejtohet edhe autoriteteve pasi situata po bëhet e patolerueshme.

ma.me

Next Post
Rama në Stamboll: Shqipëria fronti i ri i naftës, kemi rezerva të pashfrytëzuara

Rama në Stamboll: Shqipëria fronti i ri i naftës, kemi rezerva të pashfrytëzuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

February 8, 2026
E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

February 8, 2026
Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

February 8, 2026
Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

February 8, 2026
Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

February 8, 2026
Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

February 8, 2026
“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

February 8, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

“Reforma” e reformës nuk mund të jetë me heq foshnjën nga vaska

February 8, 2026
Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In