• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthen këshilltari i Bashës kundër Topallit: Je kobure e Ramës! Berishës i kërkove t’iu fuste plumbin ballit socialistëve

by Java News
04/05/2017 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish-këshilltari i presidentit Bujar Nishani, që tani shfaqet duke mbajtur fjalime në çadrën e Lulzim Bashës, Ndriçim Kulla, ka sulmuar ashpër kritikët e Bashës në PD. Ai thotë se ata janë bërë kobure e Edi Ramës.

“Nga Selami e kam pritur që të bëhet koburja e ndryshkur e Ramës në PD, por jo nga Jozefina Topalli. Jozefina Topalli, e quajtur dikur zonja e hekurt e PD-së, nuk është e besueshme kur bëhet befas e moderuar. Nuk e kemi harruar vitin 2005, kur në fushatën e zgjedhjeve parlamentare që sollën PD-në në pushtet, ajo në një debat televiziv tha se fjalët që bënë shumë bujë se Berisha duhet t’ u kishte dhënë plumbin ballit socialistëve në 1997. Kur dëgjon Jozefinën që bëhet si e moderuar sot, të vjen të pyesësh nëse është kjo i njëjti person që kur ishte kryetare e Kuvendit iu ulërinte gardistëve që t’i kapnin për zhelesh e t’ i flaknin jashtë sallës së Kuvendit deputetët socialist. Sjellja e sotme e Jozefinës nuk është në natyrën e saj, prandaj arsyet për qëndrimin e saj sigurisht që mund të shpjegohen me shkaqe që i di vetë ajo, por dyshoj sepse është dhe kushërirë e Edi Ramës.

Sa për Majlinda Bregun, koburen tjetër të ndryshkur të Ramës, ç’ mund të thuash. Për të nuk dihet si hyri në PD, e si bëri karrierë. Ajo nuk ia fal Bashës që nuk pranoi kompromisin e përfolur me Ramën, sipas të cilit PD do të hynte në zgjedhje dhe në këmbim do të merrte Presidentin e Republikës, me Majlinda Bregun si kandidaturë konsensuale.

Për Majlinda Bregun që të jem krejt i sinqertë e kam dilemë nëse duhet ta quaj “kobure e ndryshkur”, sepse ky do të ishte nder për të, po të kihet parasysh një damkë që i ka mbetur asaj. E kam fjalën për atë ngjarjen që ka ndodhur në Bruksel, në 2011, kur Majlinda Bregu, që atëherë ishte Ministre e Integrimit, është filmuar në një bisedë me Edmond Haxhinaston që atëherë ishte Ministër i Punëve të Jashtme, nga LSI. Videoja u përhap shumë dhe bëri bujë. Në video dëgjohet z. Haxhnasto të thotë:

“Kush dëgjon pordhët e këtyre tani.”

Pas këtyre fjalëve Majlinda Bregu qesh me të madhe, me këtë shaka vulgare, sikur dëgjoi ndonjë gjë shumë të mençur. Kjo është fytyra e vërtetë e Majlindës që hiqet gjoja si një zonjë me etikë të lartë që është avokate politike e Brukselit në Shqipëri. Koburja e ndryshkur politike e saj, tani lëshon vetëm “pordhë” të cilave nuk iu trembet askush as në PD e kudo gjetkë”, shkruan Kulla.

ma.me

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

November 25, 2026
PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

November 25, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In