Gazetari Arion Sulo në ndërhyrjen e tij tha se kur flasim për PL duhet të kujtojmë se Meta ka ndërhyrë dhe ka prishur bipolarizimin e dy partive të mëdha. “Kjo është merita e Ilir Metes” tha ai.
Por Sulo kujtoi se maxhoranca e kryeministrit Rama është forcuar shumë dhe situata e Ilir Metës është vështirësuar shumë.
Për më tepër ai kujtoi se si Meta ashtu dhe bashkëshortja e tij Kryemadhi janë rrezikuar nga SPAK. PL është më keq se Berisha, tha analisti Sulo në vlerësimin e tij.
/a.r