• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthen Erkand Qerimaj: Nuk kemi asnjë lloj kushti, stërvitjen e bëj në shtëpi me veglat e mia, as siguracione nuk kemi

by Java News
17/01/2017 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Fatjon Baze

Peshngritësi i njohur shkodran, Erkand Qerimaj, ka hedhur ditën e sotme disa akuza të forta në drejtim të shefit të klubit të Vllaznisë, Marko Kroqi.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Qerimaj ka denoncuar kushtet skandaloze ku ai stërvitet.

Peshngritësi i njohur shqiptar, ka akuzuar shefin e klubit të Vllaznisë Mark Kroqi, i cili doli publikisht në Televizion duke u shprehur se peshngritësit kanë kushte mjaft të mira, ndërkohë që në foto dallohet qartë që kushtet ku sportistët shkodran stërviten janë vërtet skandaloze.

Aq më tepër që aty stërvitet një nga peshngritësit më të njohur shqiptar si Erkand Qerimaj, i cili në një prononcim ekskluziv për “TemA”, rrëfen gjithë kalvarin e tij të gjatë të vuajtjeve, duke nisur që nga premtimet për mbështetje të cilat nuk janë mbajtur asnjëherë, kushtet skandaloze që ai stërvitet, si dhe faktin që ka 20-vite si sportist, por nuk ka asnjë siguracion.

“E vërteta është siç e kam thënë dhe tek statuset e mi. Unë kam dal sportisti më i mirë në Kupën e Republikës me koefiçent Sinklariteti Tiranë 2016. Kam marrë pjesë dhe në Europianin e  Norvegjisë 2016, dhe nuk jam zgjedhur në 10-sportistët e vitit, që jam pjesë që në vitin 2002 e deri më tani. Në nje dalje në TV, shefi i klubit tha që kanë kushte shumë të mira për stervitje ekipi i Vllaznisë. Duke qenë se nuk është e vërtet vendosa që të bëja publike kushtet. Jam sportisti më i mirë në Kupën e Republikës, dhe nuk e di se çfarë kërkon më shumë Kroqi. Ai thotë keni kushte shumë të mira, dhe unë vendosa që t’i bëja publike”

Në vijim, Erkand Qerimaj flet edhe për medaljet e tij, të cilat janë 40-të të tilla, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Marko Kroqit.

“Kam marrë pjesë në shumë aktivitete të cilat ja bëra publike. Ai mund të thojë çfarë të ketë qef, po ka fakte e prova me foto e dokumenta. Plus kam 40-medalje ndërkombëtare e rekorde Europiane, Mesdhetare, dhe Botërore në vite. Unë flas me fakte dhe rezultate. Nuk lejoj askënd që të shpifin mbi rezultatet e mia sepse i kam me mund e me djersë”

Gjithashtu, Qerimaj rrëfen i mërzitur që për 20-vite që ai ka në sportin e peshngritjes, nuk ka asnjë siguracion për të ardhmen e tij.

“Kam 20-vjet që merrem me sport dhe kam mbi supe gjithë ato medalje. Nuk kam asnjë ditë siguracion për gjithë këto vite që kam pasur në peshngritje, pasi e vetmja gjë që kam pasur kanë qenë gjithmonë kushtet skandaloze.”

Në fund Qerimaj bën dhe një thirrje publike duke kërkuar që të bëhet një kauzë për kushtet e stërvitjes të cilat janë skandaloze.

“Unë kam krijuar një ambient për stervitje në shtëpin time, me fondet e mia në oborr. Nuk na lejojn që të stërvitemi për europianin e Kroacis, kërkojnë që të na mërzisin me gjitha mënyrat e tyre, sepse aty në hale nuk mund të stervitem. Kushte Jo; Siguracione Jo; Asnjë kusht që të krahasohemi me kolegët tanë në Europë. Pastaj thonë tradhëtar Pirro Dhima, e të tjerë që përfaqësojnë Flamurin Grek.

Këtu ligji për sportin për punësimin nuk është bërë. Vetëm fasada marramendëse luksoze e pa kushte, pa palestër, pa Ligj për sportistët elitar, pa siguracione. Një sjellje skandaloze ndaj sportistëve. Sa më shumë ta ngrejmë Flamurin, aq më shumë të sulmojnë drejtuesit. Vetëm gazetarët, publiku, dhe populli na mbështet.  Unë kërkojë që të bëhet një kauz për kushtet e trajtimit pasi situata është e padurueshme” shprehet Erkand Qerimaj për “TemA”

Next Post
Reshjet intensive shtojnë prurjet në lumin Erzen, rrezikohen përmbytje në Shijak

Ministria e Bujqësisë kërkon moratorium për mbrojtjen e lumenjve nga gërryerja e inerteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia paralizon lundrimin në jug, ndalohet dalja në det në Sarandë, Ksamil e Borsh. Policia Kufitare shpëton 8 mjete

Stuhia paralizon lundrimin në jug, ndalohet dalja në det në Sarandë, Ksamil e Borsh. Policia Kufitare shpëton 8 mjete

July 22, 2026
Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

July 22, 2026
Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

July 22, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha: Rama po përdor policinë, SHISH-in dhe administratën kundër protestës

July 22, 2026
Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

July 22, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Punë te SPAK? Hapet thirrja për praktikantë, këto janë kriteret dhe afati

July 22, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

July 22, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 6 turistët në Ksamil

Gjendet i pajetë një peshkatar në Ksamil, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

July 22, 2026
Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën

July 22, 2026
Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In