• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthen edhe aleati tjetër i Bashës: Tërhiq ministrat se po bëhesh qesharak

by Java News
10/08/2017 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleati i Partisë Demokratike, njëherësh deputet i opozitës, ka kërkuar nga Lulzim Basha që të largojë nga qeveria ministrat teknikë.

Dashamir Shehi theksoi se Lulzim Basha, duke mbajtur ministrat në qeveri, po dëmton opozitën dhe po i bën qesharake aksionet e saj. Aleati i demokratëve tha se ministrat teknikë rrinë kot në qeveri, ndërkohë që nuk i shërbyen qëllimit për të cilin u emëruan: atë të mbrojtjes së votës.

Me moslargimin e ministrave, sipas Dashamir Shehit po i lihet terren i lirë Lëvizjes Socialiste për Integrim që, sipas tij, po vetemërohet si opozita e re. Por ai e ka quajtur si absurd qëndrimin e LSI-së, duke thënë se s’mund të bëjë opozitën pa dhënë prova, pasi 4 vite ishte pjesë e pushtetit.

“S’ka pse të ndodhë. Në cilin vend ndodh kjo? Është qesharake. Deri dje ishe në pushtet dhe nesër bëhesh opozitë, a thua se kjo është me vetemërim apo me vetëdeklarim?! Kjo ndodh pikërisht për këtë punë, se zoti Basha mban ministrat në qeveri… Këto janë fenomene që paragjykojnë opozitën e ardhshme, prandaj një orë e më parë duhet të largohen”, ka thënë deputeti i PD-së.

Zoti Shehi, ministrat teknikë të PD-së vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë, ndërkohë që aleati i PD-së, zoti Mediu, ka kërkuar që Basha t’i largojë ministrat nga qeveria. Cili është qëndrimi juaj për këtë çështje?

Unë ia kam thënë zotit Basha që para një muaji. Para Mediut. Kur bëri mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar. Ministrat duhet të largohen se s’ka më kuptim të qëndrojnë. Aksion opozitar me ministra brenda në qeveri nuk bëhet. Kështu që jam plotësisht dakord me atë që ka thënë Mediu. Basha na premtoi se ministrat teknikë do iknin të hënën e asaj jave. Do të paraqitnin një raport ditën e premte dhe do të largoheshin të hënën. Ministrat s’kanë ça bëjnë atje. Atje rrinë kot. Domethënë, në njëfarë mënyre, vënë në dyshim gjithë idenë e koalicioneve me PS-në. Paragjykojnë gjithashtu edhe rolin e opozitës. Çfarë do të bësh në opozitë ti, kur gjysma e qeverisë është e jotja?! Edhe këto muhabetet jo kanë zbuluar byzylykët, apo ku ta di unë, apo korrupsion të vogël brenda kësaj qeverie, nuk na hyjnë në punë. Koalicioni opozitar duhet të jetë global, duhet të jetë frontal dhe në të gjitha anët. Por, për sa kohë ti ke gjysmën e qeverisë, kuptohet që ridikuliziohet, aksioni bëhet qesharak. Prandaj ministrat teknikë duhet të ikin një orë e më parë.

Po përflitet prej ditësh që një nga ministrat teknikë të emëruar nga PD mund të qëndrojë në kabinetin “Rama 2”. Nëse ndodh kjo…?

Nuk e di, kjo është punë për Ramën, dhe është punë për ministrin dhe është punë për Bashën që ka vënë ministrin. Ne s’na intereson, s’është gjë e madhe kjo punë. Këta ministra u vunë për të ruajtur zgjedhjet. Zgjedhjet, sipas Bashës, nuk është se ruajtën ndonjë gjë. Duhet të ishin larguar që prej dy muajsh. Duhet të iknin një ditë pas zgjedhjeve. Ky është mendimi im, dhe këtë ia kam thënë që në takim.

Po qëndrimi i zotit Basha, cili ishte?

Tha që do t’i largoj, por do të presim të përgatisin një raport për OSBE-në. Tani u bënë tri javë dhe ky raporti nuk është bërë. Po vjen dita që t’i heqë ligji këta ministrat, se më datë 11 mbaron mandati. S’ka më asgjë kuptim. Në qoftë se do të bëjë një gjest politik, duhet ta bëjë tani, se më mbrapa nuk do të ketë më vlerë.

Ka një protagonizëm mes PD-së dhe LSI-së se kush do ta marrë “timonin” e të bërit opozitës. Si i shikoni këto qëndrime?

Unë them që pikërisht për këtë punë duhet t’i largojë ministrat zoti Basha. Se këtu s’duhet të ketë rivalitet fare. Këtu opozitë është kjo opozitë që ka qenë deri më sot. LSI duhet ta vërtetojë që është opozitë, se ishin në qeveri deri dje. Domethënë, ky lloj ekuacioni politik vetëm në Shqipëri mund të ndodhë, edhe kjo ndodh pikërisht nga këto hezitime që ka pasur Basha dhe PD-ja. S’ka pse të ndodhë. Në cilin vend ndodh kjo? Është qesharake, deri dje ishe në pushtet dhe nesër bëhesh opozitë, a thua se kjo është me vetemërim apo me vetëdeklarim. Kjo ndodh pikërisht për këtë punë, se zoti Basha mban ministrat në qeveri… Këto janë fenomene që paragjykojnë opozitën e ardhshme, prandaj një orë e më parë duhet të largohen.

Zoti Basha ka deklaruar se do të bëjë opozitë të fuqishme në shtator… Ku duhet të fokusohet ajo, sipas jush?

Të presim shtatorin, por njëherë për njëherë, meqë jemi në gusht, të bëjë këtë punë Basha. / panorama

a.ç

Next Post
FOTO/ Mbishkrimi enigmatik “UÇK” në mes të rrugës në Gjermani

FOTO/ Mbishkrimi enigmatik “UÇK” në mes të rrugës në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In