Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Roskovec, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Për shkak të shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Policia në vendin e ngjarjes ende nuk ka dhënë detaje, lidhur me shpërthimin dhe sesi ka ndodhur, por fqinjët janë ndjerë në rrezik, pasi shpëthimi ka qenë i fortë, në të njëjtën kohë edhe i shoqëruar më flokë.
Gjithsesi, ngjarja është ende në zhvillim e sipër dhe detajet do të bëhen publike pas kryerjes së të gjitha veprimeve nga ana e policisë.
g.kosovari











