Një bombul gazi ka shpërthyer në Laç, në lagjen numër 1 të qytetit.
Raportohet se si pasojë e shpërthimit është plagosur një çift. Bashkëshortja mësohet se ka djegie në 50 % të trupit, ndërsa është dërguar për ndihmë të specializuar në kryeqytet. Nga ana tjetër, bashkëshorti ka pësuar djegie të lehta.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
/a.r