• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I ftohti polar nesër i lë vendin shiut/ Sinoptikanja Porja: Temperaturat rriten me 7 gradë Celsius

by A R
27/11/2023 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mëngjesi i ditës së sotëm është shoqëruar me temperatura shumë të ulëta, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për ditën e nesërme pasi pritet që termometri të ngjitet me 7 gradë Celsius.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” është shprehur se tabloja termike do të ndryshojë, mirpo dita e nesërme me temperaturat më të larta do të na sjellë rrebeshet e shiut, të cilat në veri do të nisin që pasditen e sotme.

Përsa i përket javës, moti do të jetë i paqëndrueshëm. Sinoptikanja Porja thotë se duke filluar nga mëngjesi i së mërkurës do të nisin kthjellimet, të cilat do ja lënë vendin reshjeve të shiut ditën e shtunë.

Lajda Porja: I ftohti mbetet prezent edhe gjatë ditës së sotme. Në fakt ka shënuar temperatura shumë të ulëta në ekstremet malore, pra në zonat e thella, sidomos verilindja ka qenë ajo që ka shënuar dhe vlerat më të ulëta duke i shtuar kësaj dhe ngricat e theksuara për shkak të reshjeve që kemi pasur përgjatë fundjavës. Ndërkohë minus 5 e minus 6 gradë janë temperaturat në zonat juglindore, megjithatë edhe pjesa tjetër e Ultësirës Perëndimore ka zona që luhaten nga 0 deri në vlera pozitive.

Do të kemi një ndryshim të situatës shumë shpejt duke filluar që sot pasdite, do të kemi shtim të vranësirave dhe kjo masë e ftohtë gradualisht po largohet për t’u zhvendosur më në lindje të kontinentit duke ja lënë vendin një mase disi më të ngrohtë. Kjo do të bëjë që sot pasdite të nisin reshjet. Si fillim do të nisin në zonat veriore dhe gradualisht, në mbrëmje dhe gjatë natës do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar. Edhe pse kemi rritje të ndjeshme temperaturash, në zonat verilindore do të ketë sërish reshje dëbore sepse temperaturat aty janë shumë të ulëta dhe me gjithë rritjen, mbeten sërish në minus 2 gradë Celsius. Qarku i Korçës do të marrë një sasi të konsiderueshme dëbore sonte gjatë natës dhe nesër.

Mëngjesi i nesërm ka 6-7 gradë rritje, duke e bërë mëngjesin krejt ndryshe nga sot, pra do të jetë mëngjes i ngrohtë. Do të kthehen rrebeshet e shiut në pjesën më të madhe të Ultësirës Perëndimore. Do të ketë reshje dëbore vetëm në zonat e thella pasi temperaturat do të rriten në qytetet e zonave malore. Reshjet do të mbeten prezente deri në mëngjesin e ditës së mërkurë, deri nga ora 8 e gjysëm e 9. Data 29 sjell një përmirësim të motit, duke ja lënë vendin vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime. Kjo situatë do të qëndrojë të enjten dhe të premten dhe reshjet do të rikthehen sërish të shtunën pothuajse në të gjithë territorin edhe në zonat malore.

Sot do të jetë dita më e ftohtë përsa i përket kësaj jave. Nga nesër nis rritja e temperaturave graduale dhe mbeten zonat malore në vlerat negative. Do të jetë dita e mërkurë, e enjte dhe e premte që do të kemi intervale të gjata me diell dhe herë pas here, do të kemi dhe diell ku maksimalet rriten dhe shkojnë në 13 apo 14 gradë dhe më pas, e shtuna një ditë e ngrohtë, por e lagësht me reshje. Edhe Dhjetori futet pothuajse në këto ujëra, me vranësira, me reshje, në zonat malore dëborë, në pjesën tjetër reshje shiu edhe pse sasia më e konsiderueshme e reshjeve do të jetë dita e nesërme, rezervon rrebeshet.

/a.r

Next Post
Dasma kthehet në mort, dhëndri vret nusen dhe 3 të ftuar të tjerë

Dasma kthehet në mort, dhëndri vret nusen dhe 3 të ftuar të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In