Tre persona janë plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Korçë. Ata kanë shkuar në spitalin e Korçës me djegie trupore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11:20. Personat e plagosur janë identifikuar si F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskopojë dhe A. N.
Nga të dhënat e para, rezulton se ata janë familjarë me njëri-tjetrin dhe anë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shpërthyer bombola e gazit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/a.r