• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shpërthen Berisha: 8 arsye pse këto zgjedhje s’duhen njohur

by
21/06/2015 23:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dalë kundër të gjithëve duke e cilësuar procesin zgjedhor të ditës së sotme si më të shëmtuarin në historinë e Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka vijuar edhe sot me akuzat e tij, duke u shprehur se pas mbylljes së farsës elektorale, tashmë po aq i shëmtuar ishte edhe procesi i votimit.

Dhe kjo për Berishën për faktin se sipas tij Rama ka kandiduar persona me të shkuar kriminale, duke shtuar se edhe presionet ndaj qytetarëve kanë qenë të shumta. Teksa ka renditur 8 arsye se pse është i këtij mendimi, Berisha i bën thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë duke paralajmëruar mosnjohjen e zgjedhjeve

Më poshtë postimi i plotë në Facebook i Sali Berishës:

Perfundoi farsa elektorale dhe procesi i votimit me i shemtuar ne historine e pluralizmit te vendit. Zgjedhjet e lira dhe krimi nuk mund te pajtohen!!

Te dashur miq, pak me pare perfundoi me procesin e votimit, farsa elektorale me e shemtuar, me poshteruese per zgjedhesit e ndershem shqiptare ne tere historine e pluralizmit te vendit.

1- Ne keto zgjedhje, si kurre me pare, bota e krimit, nen udheheqjen e Edi Rames, kandidoi zyrtarisht perfaqesuesit e saj kriminele, vrases, trafikante droge, prostitucioni, pengmarres, per dhjetera e dhjetera poste per kryetar bashkie dhe keshilltare, pra parlamentare te bashkive te vendit. Edi Rama bllokoi marreveshjen per dekriminalizimin, hodhi poshte me cinizem te gjitha perpjekjet e medha qe miqte dhe partneret e Shqiperise bene per te ndihmuar qe qytetaret shqiptare te mos votojne per kriminele.
2- Ne keto zgjedhje, me shume se kurre ne historine e pluralizmit, mbi zgjedhesit e varfer shqiptare ushtruan presione te shumeanshme bandat e lidhura me qeverine
3- Ne kete fushate vershoi me shume se kurre lumi i parave te droges, prostitucionit, vjedhjeve te botes se krimit te lidhur me qeverine per manipulimin e vendimit te qytetareve
4- Ne kete farse te shemtuar, si asnje here me pare, blerja e votes me leke, me post pune, me miell, plaçka, me karta identiteti, dhune e terror, u bene nje fenomen i shfaqur ne çdo skaj te vendit
5- Ne kete farse zgjedhore, me e pabarbarta ne historine e vendit, e ne kete fushate, si kurre ndonjehere me pare qeveria, me urdher te Edi Rames, te filmuar me ze dhe figure, perdori per qellime elektorale kunder opozites te gjitha institucionet e mazhorances se krimit, jo vetem burimet njerezore por edhe ato materiale te tyre, perdori mediat, Policine, Ushtrine, zyrat e administrates, shkollat, spitalet, repartet ushtarake. Nga kreu i ekzekutivit u kercenua direkt me largim nga puna ne rast se ne kuti te votimit nuk do te sillte rezultatin e caktuar nga Partia, cdo njeri qe ka marre qofte dhe “nje fije pushtet” nga Partia Socialiste.
6- Kjo ishte nje farse e shemtuar elektorale, ne te cilen kreu i ekzekutivit kercenoi per here te pare popullin opozitar se po te mos votonin per kandidatet e tij do perballeshin me mungesen e ujit, rrugve, investimeve, sikur buxheti i shtetit te ishte buxheti i tij familjar apo partiak dhe jo kontribut i mundit dhe djerses te qytetareve shqiptar me dhe pa parti.
7- Kjo ishte farsa me shemtuar elektorale pasi u shoqerua me sulme primitive ndaj aktivisteve te PD, shoqerime terrorizuese ne Polici, bllokime te biznesit te tyre dhe heqje liçencave
8- Kjo ishte farsa me e shemtuar elektorale sepse per here te pare ne historine e vendit, njelloj si ne demokratura, sekuestrohen ne kundershtim me cdo ligj dhe me akuza fund e krye fallco, media kundershtare te qeverise dhe kercenohen gazetaret nga kandidatet kryesor te Edi Rames, njelloj si ne filmat e Francis Coppolas
8- Kjo, qe ne pamje dukej nje dite e qete, ishte nje dite e shemtuar ne te cilen materialet zgjedhore u transportuan per mbikujdesje si kurre me pare me automjete te partive politike dhe qendrat e votimit u rrethuan nga makinat e partive te qeverise dhe bandite te tyre te armatosur.

Duke perfunduar, i bej thirrje komunitetit nderkombetar te mos perligj zgjedhjet, ne te cilat si kurre me pare ngadhenjeu krimi dhe kriminelet e qeverise, lumenjte e parave te droges dhe prostitucionit, u shkelmuan parimet me themelore nderkombetare te zgjedhjeve! sb

Next Post

Nga kultivues kanabisi në shembull qyetarie, Lazarati rekord votuesish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“Bukë dhe cirk” si mënyrë qeverisjeje

July 7, 2026
NATO rrit shpenzimet ushtarake! Pesë vende pritet të kalojnë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen në 2026

NATO rrit shpenzimet ushtarake! Pesë vende pritet të kalojnë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen në 2026

July 7, 2026
“Po vijnë. Do më rrahin”/ Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier: Na tregoi vetëm pas publikimit të videos!

“Po vijnë. Do më rrahin”/ Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier: Na tregoi vetëm pas publikimit të videos!

July 7, 2026
Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

July 7, 2026
Republika e dyshimit

5 orë me drejtësinë

July 7, 2026
Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

July 7, 2026
Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

Salla reagon pas videos së Berishës me fermerët: Pamjet nuk janë nga Shqipëria, përpjekje për të mashtruar opinionin publik

July 7, 2026
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

July 7, 2026
“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

July 7, 2026
Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In