• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shpërthen baza e PD, priten largime masive

by Java News
15/01/2020 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Duke tundur kartën e ndryshkur të “dekriminalizimit”, dhe duke bërë krahasimin me “fitoren mbi Ramën”, duket se Lulzim Basha me hapin e fundit (më i duhuri në fakt) ka krijuar një reaksion të paimagjinuar tek baza e mbetur e partisë tij. Vetëm në 24 orët e fundit, drejt selisë së asaj partie në SHQUP, kanë mbërritur dhjetra e qindra sms, letra dhe telefonata nga qëndrestarë të saj, nga ata që mbushën sallat, çadrën, apo sheshet e bulevardet, nga ata që u gënjyen dhe mashtruan se “me molotovë dhe kapsolla do të largojmë këtë qeveri”, nga ata që u morën me dredhi, u hipën në autobuzë dhe u braktisën rrugëve të Tiranës.

Duke u përpjekur të justifikohet me “reformën zgjedhore” si dhe duke aluduar se “vetëm kjo i jep fund fenomenit Rama”, Lulzimi në fakt ka vendosur të drejtojë pas kësaj një parti pa anëtarësi, edhe pse në selinë e saj do të mbeten deri në 2021, ndoshta vetëm sekretarët e tij besnikë. Por ky ishte një veprim i pashmangshëm i kryetarit Basha, pasi ultimatumi, ishte dhënë dhe përgjigja ishte marrë.

Tanimë edhe ata që deri dje besonin se Partia Demokratike, kishte kryetar, kishte mision, kishte ide, kishte program, kishte “njerës të aftë politikisht” kanë mbetur të rraskapitur jo vetëm nga zhgënjimi.

Baza e mbetur e asaj partie, kërkon nga Lulzim Basha ti sqarojë mbi lojrat me “revolucion, protesta të fuqishme, rrëzim të qeverisë deri në pranverë” dhe premtime të tjera të këtij lloji. Përgjatë këtyre 6 viteve,Lulzim Basha edhe pse nuk është ndjerë realisht kryetar partie, ka patur fatin të drejtojë turma të manipuluara, ka patur fatin të drejtojë edhe pse maksimalisht keq një “aleancë” aleatësh edhe pse nuk kanë qenë të tillë, duke e katandisur Partinë Demokratike, më keq se një shoqatë lokale.

Historia e këtyre viteve, ka treguar se PD nuk ka qenë kurrë opozitare, por thjesht një grupim njerëzit që për interesa pushteti dhe pasurie, kanë borxh të shesin, edhe pa me “noter” partinë e tyre. Detyrimi nga faktori ndërkombëtar i Lulzimit dhe Doktorit tij, për tu ulur në tavolinën e bisedimeve për Reformën Zgjedhore, ishte një tjetër përulje e madhe e tij ndaj Edi Ramës. Atë që Lulzimi, nuk e bëri me ftesa të sinqerta dhe të shpeshta,e bëri me urdhër, dhe ndoshta me urdhër do t’i duhet të largohet edhe nga posti kryetarit.

Ulja në dialog dhe bisedime me “armiqtë” e tij politikë, mbetet një pikiatë rrezikshme e një kryetari, që deri pak ditë më parë betohej se “Rama i ka ditët e numëruara, PD po vjen në pushtet”. Tanimë, atë nuk e beson më njeri në PD, dhe kjo ka nisur nga dje, ku baza e asaj partie, por dhe analistët e “fitores” kanë mbetur të shokuar.

Nga dje, nuk bëhet fjalë më për protesta, nga dje nuk bëhet fjalë më për “marrje pushteti”, nga dje nuk bëhet fjalë më për “dy palë zgjedhje në një ditë”, nga dje nuk bëhet fjalë më për “Rama ik”,pasi Lulzim Basha ka hyrë në rresht, për të mos dalë prej andej edhe për 16 vite të tjera, mjafton të mbetet përjetësisht kryetar pa anëtarë.

Next Post
Kush janë diplomatët iranianë të dëbuar/ Lidhja me gjeneralin Sulejmani dhe roli në sulmin e ambasadës së SHBA në Irak

Kush janë diplomatët iranianë të dëbuar/ Lidhja me gjeneralin Sulejmani dhe roli në sulmin e ambasadës së SHBA në Irak

Comments 2

  1. Tristani Durres says:
    6 years ago

    Une i pari qe largohem

    Reply
  2. Titi durres says:
    6 years ago

    Turo ti e di edhe vete se, ne durres PD ka patur dhe ka 3 kryetare, qe drejtojne per qef te vet secili

    Cfare baze thia ti

    Ku kane mbetur me baze ne ate parti

    Reply

Leave a Reply to Titi durres Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In