Ish-ligjvënësi Klevis Balliu tha sot në protestë se ka ardhur koha që qeveria të largohet me qëllim që sëshpejti të kthehet demokracia.
Ai sulmoi deputetët e rinj të opozitës PD-LSI që po pranojnë mandatet, shkruan JavaNews.al
“Ata janë palaço dhe dele që blihen nga Rama. Parlamenti i vërtetë është ky këtu. Jo ai atje!
Ka 6 vite që kjo qeveri u merr jetën qytetarëve.
Është koha që tani t’i marrim frymën qeverisë” – tha Balliu në mes të qindra protestuesve të mbledhur te Kuvendi paraditen e së enjtes.
/javaneës/a.rada