Mijëra persona parakaluan sot në rrugët e Londrës kundër masave shtrënguese të qeverisë së Theresa May, duke vlerësuar se kryeministrja konservatore kishte humbur çdo legjimitet pasi humbi maxhorancën absolute në legjislativet e 8 qershorit.
Manifestuesit marshuan pas një posteri të madhe ku shkruhej “Konservatorët jashtë!”.
Ndërsa të tjerë mbanin pankarta ku shkruhej “Shkurtimet kushtojnë jetë!”. Duke iu referuar politikave të masave shtrënguese të aplikuara nga konservatorët që prej vitit 2010.
Kryeministrja, Theresa May, po kalon një krizë lidershipi që prej legjislativeve të 8 qershorit.
Ku ajo kërkoi zgjedhje të parakohshme, e bindur se do të fitonte ndjeshëm, por ajo do të humbiste maxhorancën absolute dhe një pjesë të besimit si shefe e qeverisë./a.m.