• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shpërthejnë protestat e dhunshme në Jeruzalem, 34 të plagosur

by A R
07/12/2017 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Betlehem pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, veprim ky që ka nervozuar tej mase Lindjen e Mesme.

Deri më tani ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dërguar në spital mbi 34 të lënduar nga të shtënat e ushtrisë izraelite me të cilët u përleshën në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, Nablus, Jenin dhe Ramallah.

Në Hebron dhe Al-Bireh, mijëra demonstrues kanë marshuar me sloganin “Jerusalemi është kryeqyteti i shtetit të Palestinës”, kanë bërë të ditur dëshmitarë të shumtë.

Kjo dhunë shpërtheu pas vendimit të të Shtëpisë së Bardhë për ta njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, vendim ky që ndryshoi politikën amerikane shumëvjeçare karshi kësaj zone, teksa Hamasi ka paralajmëruar se do nuk do të qëndrojë duarkryq.

Frika nga përshkallëzimi i situatës në këtë rajon, vjen pasi Hamas ka paralajmëruar presidentin amerikan se me këtë veprim ka hapur “portën e ferrit”, ku gazeta pro lëvizjes se Hezbollahut në Liban i ka shpallur “SHBA-ve luftë deri në vdekje”.

Ndërkaq, sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar presidentin Trump se po e fut Lindjen e Mesme në “unazën e zjarrtë”. Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i kanë “hequr siguresën bombës që është gati të shpërthejë në këtë rajon”.

Rusia gjithashtu ka reaguar lidhur me vendimin e Trumpit, duke thënë se kjo lëvizje do të ketë “pasoja serioze” për të cilat do të ngrihet kjo çështje në KS të OKB-së. Ndërkaq, Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson e ka përshkruar situatën si “me pak shpresa” derisa Franca zyrtare ka refuzuar vendimin “unilateral”. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Gjermania.

/a.m.

Next Post
Rama në Paris: E nis çdo ditë duke i bërë vetes dy pyetje

'Zgjidhni prokuror të huaj', Rama-komentuesit: Gomarin nga balta...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com