• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Shpërthejnë” në kritika deputetët e PS/ Ruçi rrëzon “Planin Kokëdhima”

by A R
16/11/2015 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar të drejtur nga Gramoz Ruci është karakterizuar nga ankesa të shumta ngritur nga deputetët e majtë.

Një burim I tha Top-channel se fillimisht deputeti Pjerin Ndreu ‎ka ngritur shqetësimin se si janë duke operuar në terren specialistë të OSHE-s të punësuar që në kohën e qeverisjes së djathtë.

“Këta specialistë janë duke e kryer detyrën sipas bindjeve partiake duke njoftuar mbështetësit e opozitës për operacionet ndërkohë ata që ndëshkohen janë socialistët” citohet të ketë thënë Ndreu.

Kjo ka deklaruar më tej deputeti Ndreu duhet të marrë fund pasi “reformat e inicuara nga qeveria e jonë nuk mund ti sabotojnë në terren një grusht njerëzish të politizuar në shërbim të opozitës.

Ndërsa deputeti Paulin Sterkaj ka shprehur shqetësimin se si po sillen tatimorët me bizneset. Shqetësimi I tij lidhej me ndëshkimet për kuponin tatimor të cilat janë sqaruar me detaje nga kreu komisionit të ekonomise Erion Brace.

Deputeti Bashkim Fino citohet nga burimet të ketë ngritur shqetësimin e mos organizimit të zgjedhjeve në bazën socialiste ashtu sic e ka kërkuar asambleja.

Të gjitha projektet  në emër të “ribërjes së PS” Fino i ka quajtur çorjentuese për bazën socialiste.

Me këtë duket se Fino i është referuar dokumentit të hartuar nga koordinatori I Jugut Koco Kokëdhima me qëllim riorganizimin e selisë rozë.

Dokumenti I hartuar nga Kokëdhima është titulluar “Reforma e strukturës organizative të PS në nivel vendor”. Ky shqetësim I Finos ka marrë përgjigje nga kreu grupit Gramoz Ruci I cili citohet të ketë deklaruar:

‎”Gjithcka do të ndodhe në zbatim të vendimeve të  asamblesë  kombetare  të para pak muajve. Ashtu sic përcaktohet në vendimin e asamblesë ashtu do të veprohet. Deri në ditën që do të zhvillohet kongresi, të gjitha degët  e partisë  do të përfundojnë procesin e nisur tashmë, duke filluar që nga regjistri elektronik i anetarëve, antaresimet e reja dhe zgjedhjet e strukturave lokale drejtuese”.

Kjo përgjigje e Rucit për Finon  indirekt I drejtohet edhe deputetit Kokëdhima duke e paralajmëruar se asnjë propozim përvec atyre të asamblesë nuk do të merret në kosideratë.

Disa javë më parë Gramoz Ruci ishte I pari që hodhi poshtë idenë e Koco Kokëdhimës për shtyrje të kongresit të PS vendosur të mbahet në muajin Janar 2016./ Top Channel

 

 

Next Post

Enca i “nxjerr gjoksin para” kritikave (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In