Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në afërsi të repartit ushtarak.
Vullnet Xhani, një 20 vjeçar që po ruante bagëtitë, është plagosur rëndë në këmbë nga shpërthimi i 4 fishekëve, teksa 20 vjeçari po ndizte një zjarr.
Akoma nuk dihet pse gjendeshin fishekët aty, por policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar, ndërkohë që 20 vjeçari i plagosur në këmbë ndodhet në spitalin e Traumës, raporton News 24.









