• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërndarja e fondt 7 mln dollarë, ja kategoritë e të përndjekurve që përfitojnë

by A R
27/08/2016 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht ritmit të pagesave, dhjetori do të shënojë zerimin e fondit vjetor, që është vënë në dispozicion për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, konfirmon se brenda këtij viti do të bëhet e mundur shpërndarja e pjesës së mbetur nga fondi 2 miliardë lekë, thënë ndryshe 20 milionë dollarë.

Duke e vënë theksin në pagesat e kryera ndër vite, zv.ministrja vë në dukje se përgjatë dy viteve të fundit, të dënuarit që jetojnë kanë mundur të marrin dyfishin e parave, kjo në raport me atë që është ndarë në periudhën 2009- 2013.

“Nga viti 2009 në vitin 2013, Qeveria demokratike ka paguar për të përndjekurit e gjallë rreth 1,47 miliardë lekë. Ndërsa vetëm gjatë vitit 2014-2015, Qeveria socialiste ka paguar për kategorinë parësore 2.84 miliardë lekë. Pra kemi paguar 2 herë më shumë për 2 vjet, krahasuar me atë që qeveria e mëparshme pagoi për këtë kategori në 4 vjet. Fondi total i akorduar për vitin 2015 ishte 2 miliardë dhe është realizuar 100%. Fondi për vitin 2016 është parashikuar po 2 miliardë lekë dhe shpresojmë në shpërndarjen e plotë të tij deri në fund të vitit 2016”, tha Beqiraj.

Ajo që ka nxitur përshpejtimin e pagesave ka qenë pikërisht skema e re, e cila ka favorizuar ish-të përndjekurit që janë gjallë. Për këta të fundit është adresuar 70% e fondit të përvitshëm.

“Qeveria Rama e kishte një nga prioritetet bazë dëmshpërblimin e tyre dhe për këtë qëllim, në vitin 2014 dhe 2015, ndërmori ndryshime të rëndësishme ligjore, të cilat prioritizonin kategorinë e të përndjekurve parësorë nga kategoria e trashëgimtarëve, por dhe përshpejtonin pagesat e kësteve për të përndjekurit”, pohon më tej zv.ministrja e Financave.

FONDI

Rreth 7 milionë dollarë mësohet të jetë fondi i mbetur për dëmshpërblimin e kategorisë parësore, që pritet të ndahet brenda këtij 6-mujori të dytë. Duke qenë se ende nuk është mbyllur kësti i 6-të për rreth 2400 të dënuar që jetojnë, do të vijohet me këtë pagesë. Sipas formulës zyrtare, të parët që do të marrin dëmshpërblimin do të jenë të dënuarat gra dhe ata që janë në moshë mbi 75 vjeç.

Për të vijuar me ata që vuajnë nga sëmundje të rënda, që kanë fëmijë në moshë të mitur, si edhe ata që janë në moshë nën 65 vjeç. Pjesë e listës së përfituesve janë edhe ata të përndjekur që nuk jetojnë, por kanë lënë trashëgimtarë në moshë jomadhore.

Edhe pse u tha se në shtator do të fillonte kësti i shtatë, mundësitë janë që kjo të mos ndodhë. Fondi i mbetur është i pamjaftueshëm për lëvrimin e pagesës së shtatë, e cila, sipas gjasave, do të nisë të kryhet vitin e ardhshëm buxhetor.

TRASHËGIMTARËT

Ndërkohë, paralelisht do të vijohet me dëmshpërblimin e trashëgimtarëve. Për këta të fundit nuk ka një rend përparësie. Rregulli që udhëheq procesin për ta është radha e pagesave.

Pra, ai që ka marrë këstin e parë do të jetë në radhë të parë për të përfituar këstin e dytë, e kështu me radhë. Fondi i limituar që është adresuar edhe këtë vit për këtë kategori, e bën të pamundur çeljen e këstit të tretë brenda këtij viti./a.m.

Next Post
Në 1 Shtator ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR në Kosovë

Në 1 Shtator ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Balta ngrihet mbi mua e pasur…”, Rama iu përgjigjet kundërshtarëve me vargjet e Dritëro Agollit

“Balta ngrihet mbi mua e pasur…”, Rama iu përgjigjet kundërshtarëve me vargjet e Dritëro Agollit

July 6, 2026
Rusia intensifikon sulmet ndaj Kievit, 10 viktima dhe mbi 50 të plagosur

Rusia intensifikon sulmet ndaj Kievit, 10 viktima dhe mbi 50 të plagosur

July 6, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Rikthehet vala e të nxehtit afrikan, ditët dhe zonat më të nxehta në vend

July 6, 2026
Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

July 6, 2026
“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In