Një shqiptar, i cili punonte si menaxher në një dyqan lulesh, ka përfunduar në prangat e policisë së Mestres në Itali, pasi akuzohet për trafik droge.
I arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, kishte krijuar një sistem të posaçëm për shpërndarjen e lëndës narkotike te blerësit.
Ai ishte vënë nën shënjestrën e agjentëve antidrogë pas sinjalizimeve në zonën mes Via Carducci dhe Via Piave se kryhej shpërndarje të lëndëve narkotike.
Autoritetet kanë ushtruar kontroll në banesën e shqiptarit, ku është gjetur materiali i përdorur për ambalazhim, një shufër metalike, 20 gramë kokainë, 30 gramë marjiuanë dhe mbi 4 mijë euro para cash.
/a.r