• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërndante drogë dhe paratë ia çonte babait me kancer, dënohet me burg i riu shqiptar në Britani

by
12/05/2021 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i ri shqiptar nisi të shpërndante drogë me qëllim të që mblidhte para për të përballuar shpenzimet për trajtimin e të atit me kancer dhe për t’u bërë me fëmijë. Oresti K. 28-vjeç u ndalua nga policia në Cardiff në 27 Prill, pasi vunë re një sjellje të çuditshme dhe kur i kontrolluan makinën, brenda gjetën të fshehura disa qese me pluhur të bardhë dhe 130 paund.

Pas kësaj oficerët e policisë kontrolluan shtëpinë e të riut ku i gjetën më shumë se 2 mijë paund kesh dhe çelësat e një tjetër makinë. Edhe brenda mjetit të dytë u gjet pluhur i bardhë.

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të mërkurë në gjykatën e Cardiff u zbulua se i pandehuri ishte arrestuar dhe droga ishte çuar për analizë. Në total, atij iu gjet një sasi prej 347.6 g kokainë me vlerë tregu deri në 14,800 paund.

Avokati mbrojtës tha se 28-vjeçari ishte shqiptar, por kishte nënshtetësi greke me leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar, ku kishte 3 vjet që jetonte. Sipas avokatit, paratë që fitonte nga shitja e drogës, shqiptari i dërgonte në Athinë, pasi i ati ishte me kancer terminal dhe kishte nevojë për trajtim privat që është i kushtueshëm.

Avokati zbuloi gjithashtu se 28-vjeçari dhe partnerja e tij po përpiqeshin të krijonin familje dhe po ruanin para për fekondim in vitro. Në përfundim shqiptari u dënua 32 muaj burg./ b.h

Next Post
“S’e dëgjova më zërin e saj”/ Dëshmia rrëqethëse e grekut që i mbytën gruan: Foshnja ulërinte!

"S’e dëgjova më zërin e saj"/ Dëshmia rrëqethëse e grekut që i mbytën gruan: Foshnja ulërinte!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur celulari “shpik” realitetin, si inteligjenca artificiale po ndryshon kujtimet tona

Kur celulari “shpik” realitetin, si inteligjenca artificiale po ndryshon kujtimet tona

February 5, 2026
SHBA-të synojnë të largojnë Kinën nga Amerika Latine, Kanali i Panamasë është testi më i fundit

SHBA-të synojnë të largojnë Kinën nga Amerika Latine, Kanali i Panamasë është testi më i fundit

February 5, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Shkurt 2026

February 5, 2026
Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

February 5, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

“Kodi aktual nuk i përmbush standardet”, ambasadori i OSBE: Komisioni për Reformën Zgjedhore të rifillojë punën

February 5, 2026
U plagos nga bashkëmoshatari me thikë, flet 15-vjeçari: Babai i tij e mësonte që të na godiste

Goditi me sende të forta 48-vjeçarin, arrestohet autori. I plagosuri transportohet me urgjencë tek “Trauma”

February 5, 2026
Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

February 5, 2026
Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

February 5, 2026
Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

February 5, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In