• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“S’e dëgjova më zërin e saj”/ Dëshmia rrëqethëse e grekut që i mbytën gruan: Foshnja ulërinte!

by
12/05/2021 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat greke kanë zbardhur një tjetër dëshmi rrëqethëse të bashkëshortit që grabitësit i mbytën gruan në sy të foshnjës.

Charalambos Anagnostopoulos u shpreh përpara autoriteteve se hajdutët qëndruan brenda shtëpisë duke kontrolluar edhe rreth 30 minuta pasi i morën jetën gruas së tij, ndërsa foshnja ulërinte.

I tronditur, ai u shpreh se nga momenti kur ndaloi së dëgjuari gruan e tij, “kaloi edhe gjysmë ore derisa autorët të largoheshin”, ndërsa më pas iu deshën edhe disa minuta që të merrte celularin dhe të kërkonte ndihmë, pasi agresorët e lidhën.

Ekspertët teksa e pyetën për të mësuar më shumë rreth mënyrës si vepruan autorët, janë të bindur se kriminelët kanë lënë prova të mjaftueshme dhe gjurmë gishtash brenda shtëpisë, pasi patën përplasje me çiftin dhe gruan e mbytën me duar.

Autoritetet greke kanë një “listë të kuqe” me 100 të dyshuar, ndërsa kanë lëshuar gjithashtu në aeroporte dhe porte njoftime, në një përpjekje për të parandaluar që autorët e dyshuar të largohen.

“Unë u thashë atyre se ku i kisha fshehur paratë, në mënyrë që tmerri  të mbaronte shpejt. Kam dëgjuar gruan time që ulërinte vazhdimisht për ndihmë, e lidhur në shtrat, mua më lidhën në dysheme” tha bashkëshorti i 20-vjeçares.

“Foshnja qante, gruaja ulërinte dhe dikush po kontrollonte shtëpinë për më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma, ndërsa unë nuk e dëgjova më zërin e gruas sime” deklaroi i riu grek.

Policia ka ofruar 300 000 euro për çdokënd që jep informacione që çojnë në zbulimin e autorëve. Nuk ka ende të dhëna të sakta për autorët, megjithatë  policia greke ka kontaktuar me palën shqiptare duke kërkuar informacion për disa persona./ b.h

Next Post
Vrasja e Everest Çakës në sy të bashkëshortes së tij, si nisi konflikti në vitin 2007 në Spanjë

Vrasja e Everest Çakës në sy të bashkëshortes së tij, si nisi konflikti në vitin 2007 në Spanjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Rinasi, kartvizitë e Shqipërisë që rritet?

November 10, 2026
“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

November 10, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

E fundit/ Veliaj shkresë SPAK-ut: Më lejoni të marr pjesë në Asamblenë e PS-së

November 10, 2026
190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

November 10, 2026
Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

November 10, 2026
“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

November 10, 2026
Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

November 10, 2026
“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

November 10, 2026
Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In