Një operacion anti-drogë po zhvillohet paraditen e sotme në Tiranë ku bëhet me dije se disa persona janë arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që shpërndante kanabis dhe kokainë në afërsi të shkollave dhe ambienteve të tjera rreth tyre.
Mësohet se operacioni është ende në zhvillim dhe pritet zbardhja e detajeve të reja rreth identiteteve të personave të arrestuar.
Gjatë mesditës pritet që Policia të zbardhë detaje nga aksioni si dhe numrin e të prangosurve.
/a.r