• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë, burg për 14 persona, 5 në kërkim

by A R
30/06/2026 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Segmenti”, duke goditur një grup të strukturuar kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për 14 persona dhe “Arrest në shtëpi” për një shtetase, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim si pjesëtarë të grupit kriminal.

Gjatë operacionit, policia arrestoi në flagrancë edhe një 22-vjeçar, të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion. Po ashtu, u zbuluan ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të paligjshme të fatit.

Në kuadër të operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata, për shtetasit G. Gj., 41 vjeç; A. H., 39 vjeç; K. M., 25 vjeç; K. K., 22 vjeç; P. K., 35 vjeç; A. M., 51 vjeç; A. C., 33 vjeç; R. Q., 31 vjeç; R. M., 32 vjeç; E. Sh., 43 vjeç; S. Z., 32 vjeç; A. H., 27 vjeç; A. C., 22 vjeç dhe G. M., 28 vjeç, si dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen F. Gj., 38 vjeçe.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: M. Gj., 34 vjeç; O. N., 30 vjeç; E. A., 24 vjeç; E. S., 19 vjeç dhe K. S., 41 vjeç. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i kontrolleve, u sekuestruan 220 gramë kokainë, qindra doza Cannabis Sativa të gatshme për shitje, një armë zjarri pistoletë, dy tavolina pokeri, fisha dhe çipsa për lojëra fati, si edhe 2.3 milionë lekë të rinj, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Sipas njoftimittë policisë, anëtarët e grupit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, me fokus të veçantë pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Policia bën me dije se ky operacion është vazhdim i një hetimi më të gjerë, gjatë të cilit në faza të mëparshme janë arrestuar edhe shtatë persona të tjerë dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Next Post
“Mos u dorëhiq, këta s’janë alternativë”, Rama ndan mesazhin e një qytetari

“Mos u dorëhiq, këta s’janë alternativë”, Rama ndan mesazhin e një qytetari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OBSH jep alarmin për Ebolën në Kongo: Epidemia ka dalë jashtë kontrollit, frikë për përhapje ndërkombëtare, mbi 2300 viktima!

OBSH jep alarmin për Ebolën në Kongo: Epidemia ka dalë jashtë kontrollit, frikë për përhapje ndërkombëtare, mbi 2300 viktima!

August 18, 2026
KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe e kundërshton

Hapja e Urës së Ibrit, reagon edhe KE: Presim konsultime dhe koordinim mes komunave të prekura dhe qeverisë së Kosovës

August 18, 2026
Zgjodhi Shqipërinë për pushime, ministri Ermal Nufi pret në Vlorë homologun belg Theo Francken: Mundësi e mirë për të forcuar miqësinë!

Zgjodhi Shqipërinë për pushime, ministri Ermal Nufi pret në Vlorë homologun belg Theo Francken: Mundësi e mirë për të forcuar miqësinë!

August 18, 2026
Largimi nga stoli i Shqipërisë, Silvinjo jep mesazhin e fundit!

‘Kambana’ braziliane për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho mund të marrë drejtimin e klubit të njohur

August 18, 2026
“Pati një sherr të madh dhe viktima…”- Autori Sokrat Vata zgjedh heshtjen për vrasjen e turistit francez, zbardhen rrëfimet e turqve

“Pati një sherr të madh dhe viktima…”- Autori Sokrat Vata zgjedh heshtjen për vrasjen e turistit francez, zbardhen rrëfimet e turqve

August 18, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

Gjashtë vatra zjarri aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë në terren

August 18, 2026
Zbardhen emrat, kush janë dy kandidatët për deputetë në listën e sigurt të PD-së në qarkun Berat

“Verë e zezë në Shqipëri”, PD: Vrasje, zjarre dhe tritol! Turisti kthehet me arkëmort…

August 18, 2026
Ishte në muaj mjalti, çifti i ri humbet jetën në aksidentin me helikopter në Greqi

Ishte në muaj mjalti, çifti i ri humbet jetën në aksidentin me helikopter në Greqi

August 18, 2026
Reforma territoriale, kryebashkiaku me 7 mandate: Nuk jam i qartë çfarë do të ndodhë me Maliqin!

Reforma territoriale, kryebashkiaku me 7 mandate: Nuk jam i qartë çfarë do të ndodhë me Maliqin!

August 18, 2026
Blerjet online “fluturojnë”, 2 mijë subjekte në “radarin” fiskal të Drejtorisë së Tatimeve

Blerjet online “fluturojnë”, 2 mijë subjekte në “radarin” fiskal të Drejtorisë së Tatimeve

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com