Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta, duke vënë në pranga dy persona dhe sekuestruar rreth 700 gram heroinë si dhe sende të tjera për paketimin dhe shitjen e lëndës narkotike.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. Emiljano Peçi, 32 vjeç banues në lagjen “Liri Gero”, Fier;
2. Blendi Rushi, 38 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit Blendi Rushi u gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Emiljano Peçi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në disa doza.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 700 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë si dhe 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen në doza të kësaj lënde.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
a.ç










