• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërndahen mbi 27 mijë tekste të gjuhës shqipe për fëmijët në diasporë, 70% më shumë se në 2024

by B K
04/08/2025 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpërndarë mbi 27 mijë e 200 tekste mësimore “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” për nxënësit e shkollave dhe klasave të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e identitetit kombëtar dhe gjuhësor të fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e kësaj nisme si një hap konkret drejt standardizimit të mësimdhënies së gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë:

“Po bëhen gati paketat e librave për të shkuar në të gjitha shtetet ku ne jemi duke mbështetur dhe nxitur mësimin e gjuhës shqipe. Kemi bërë të mundur që të rrisim me rreth 70% numrin e teksteve që po dërgojmë, ku janë rreth 27 mijë e 200 tekste. Këtë vit bëjmë dhe një tjetër hap drejt standardizimit të teksteve të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, pra vijmë me nivelin e dytë të tekstit të përbashkët. Kemi përfunduar gjithashtu edhe nivelin e tretë për klasat 7-8-9 dhe duke filluar nga viti tjetër shkollor do e kemi dhe këtë tekst të nivelit të tretë”, tha Manastirliu.

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se këtë vit janë shpërndarë 70% më shumë tekste shkollore se në 2024, nga të cilat do të përfitojnë 400 shkolla në vende të ndryshme të botës ku mësohet gjuha shqipe.

“Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, 70% më shumë se një vit më parë. Janë rreth 400 shkolla dhe klasa në vende të ndryshme të botës ku mësohet gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen me gjuhën amtare dhe rrënjët tona tek brezat e rinj”, shkruan Rama.

Tekstet “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” janë gjithashtu të aksesueshme në versionin digjital përmes faqes zyrtare të Qendrës së Botimeve për Diasporën, duke lehtësuar përdorimin e tyre nga nxënësit, mësuesit dhe prindërit kudo që ndodhen.

Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë është një prioritet strategjik i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës. Tekstet e reja të standardizuara janë produkt i një pune të përbashkët me ekspertë të gjuhësisë dhe arsimit dhe kanë për qëllim të rrisin cilësinë e mësimdhënies të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës si një kontribut për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në komunitetet shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë.

Next Post
Zgjedhjet e para, kërkesat e SHBA-ve për Shqipërinë më 1945! Pse e çoi Enveri në Amerikë Tuk Jakovën! Zbulohet shkresa për DASH

Zgjedhjet e para, kërkesat e SHBA-ve për Shqipërinë më 1945! Pse e çoi Enveri në Amerikë Tuk Jakovën! Zbulohet shkresa për DASH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Shqipëria rritet, por ngadalë, BERZH parashikon PBB 3.5% edhe për vitin e ardhshëm!

September 24, 2026
Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

September 24, 2026
Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

September 24, 2026
Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

September 24, 2026
Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

September 24, 2026
“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

September 24, 2026
Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Muçaj: Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion më 2027! Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri më 2030

September 24, 2026
VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

September 24, 2026
Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com