• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërndahen hipotekat e 1352 shtëpive, Veliaj: Moment historik për qytetin

by A R
03/05/2016 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda pak muajsh nga marrja e detyrës, Bashkia e Tiranës ka nisur të bëj realitet një tjetër premtim, zgjidhjen e problemit të hipotekimit të pallateve që për arsye të ndryshme nuk kishin mundur të regjistroheshin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kanë shpërndarë sot certifikatat e para të pronësisë për 1352 familje që kanë apartamentet e tyre në 14 pallate. Në fjalën e tij kreu i Bashkisë së Tiranë e ka cilësuar këtë një moment historik për qytetin e Tiranës pasi nis t’i jepet zgjidhje një problemi të mbartur prej vitesh dhe që administrata e mëparshme pavarësisht premtimeve nuk kishte arritur të bënte asgjë. Ai solli në vëmendje se ish – kryebashkiaku Lulzim Basha kishte premtuar para 5 vitesh se do t’i jepte hipotekat e pallatave brenda gjashtë muajve, por nuk bëri asnjë gjë.

 “Lajmi i mirë nuk është udhëzimi, lajmi i mirë është rezultati dhe rezultati është që sot ne fillojmë me 20 pallatet e para për 1352 familje në Tiranë. 14 pallate të cilat janë sot me një vlerë rreth 140 milionë euro, siç i kemi llogaritur, të cilat sot marrin vlerë në treg”, tha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

 Ai theksoi gjithashtu se pavarësisht vështirësive dhe pro që hasen në teren nga abuzimet e shumta që kanë bërë ndërtuesit, Bashkia e Tiranës është e vendosur që të përballet me këtë problem dhe t’i japë qytetarëve mundësinë që t’i japin vlerë pronës së tyre.

 “Pas shpërndarjes së certifikatave, të këtyre hipotekave sot, secili mund të shkojë në një bankë dhe të marrë një kredi në të njëjtën vlerë siç është pallati. Secili mund ta trajtojë këtë për një investim tjetër, mund ta japë me qira, mund ta vendosë si kolateral në një marrëveshje dhe besoj që sot duke çliruar këtë lloj energjie ne besoj se kemi dhënë një fuqizim shumë të nevojshëm për ekonominë e Tiranës sot. Të mbash peng pallatet në Tiranë do të thotë që të mbash peng ekonominë dhe mos zhvillosh këto prona të cilat sot banohen nga njerëz”, u shpreh Veliaj.

 Ndërsa Ministri Drejtësisë, Ylli Manjani theksoi se udhëzimi i miratuar në qeveri shmang mundësinë që një pronë të shitet më shumë se 1 personi dhe gjithashtu i kalon barrën e përgatitjes së dokumentacionit institucioneve shtetërore. Në total llogariten që në gjithë Tiranën janë rreth 300 pallate me mbi 20 mijë apartamente të pahipotekuara. (javanews.al / a.r)

Next Post

Steinmeier- Mijatović: Është e papranueshme që gazetarët të kërcënohen për çka thonë e shkruajnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In