• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërndahen certifikatat për internship-in në Bashkinë e Tiranës, Veliaj: Të rinjtë duhet të paguhen për praktikat e punës

by Java News
26/01/2020 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për tre muaj me radhë, të rinj të talentuar patën një mundësi të shkëlqyer për të nisur karrierën e tyre profesionale, falë projektit të Bashkisë së Tiranës “Fillo me një ide – Fito një internship”. Kryebashkiaku Erion Veliaj u dorëzoi nga një certifikatë të rinjve që përfunduan me sukses intershipin në Bashkinë e Tiranës dhe theksoi se kjo përvojë synon që të rinjtë të paguhen për praktikat që zhvillojnë nëpër institucione apo kompani të ndryshme.

“Gjithmonë kam këmbëngulur se duhet të shkojmë drejt praktikave të paguara. Jo sepse nuk vlen eksperienca për ta vënë në CV, por sepse duhet të fusim një kulturë, edhe te kompanitë private, se ti nuk mund të marrësh tërë kohën praktikantë, t’i përdorësh si ‘skllevër’ dhe pastaj t’i lëshosh prapë dhe të marrësh një grup tjetër aplikantësh”, tha Veliaj. Ai shtoi se shumë prej ideve që vinin nga praktikantët në Bashkinë e Tiranës janë mikpritur dhe më pas janë kthyer projekte reale në Tiranë.

“Një nga gjërat që më gëzon më shumë, përveç eksperiencës që kemi pasur, është larmia e ideve me të cilat kemi punuar. Kur shoh idenë e “Tirana Buss Tour”, është një nga temat më të nxehta sot sepse kemi një sistem që kemi trashëguar ku, linjat ishin privatizuar dhe ne jemi vetëm rregullatorë, s’jemi vetë një pronar linje”, nënvizoi ai.

Veliaj dha lajmin e mirë se i gjithë transporti i Bashkisë së Tiranës, nga muaji tjetër do të jetë 100% elektrik. “Jemi në prag të hapjes së garës për linjën e elektrike. Ndërkohë, i gjithë transporti i institucionit të Bashkisë së Tiranës, nga muaji tjetër do të jetë 100% elektrik. Duam të jemi bashkia e parë në Ballkan që është komplet elektrike. Madje, edhe bashkia e re, që do të jetë e koncentruar në një godinë të vetme në Bulevardin e Ri, është prapë një shans fantastik për ta bërë ndërtesën e parë në Ballkan me zero gjenerim karboni apo gazrash”, tha ai.

16 të rinj që kishin përfunduar studimet e larta në nivelin Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor dhe që ishin të grupmoshës deri në 28 vjeç, u bënë pjesë e internshipit 3-mujor në Bashkinë e Tiranës. Ata punuan nga afër me stafin e bashkisë dhe në përfundim secilit iu dha një çmim në vlerë monetare, si dhe një certifikatë pjesëmarrjeje. /e.s/

Next Post
Pengoi procesin e votimit, shoqërohet një ish-polic në Korçë

Pranga 61-vjeçarit që plagosi të riun në Korçë, arrestohet edhe një i dyshuar për vjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In