• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërndahen banesat në lagjen e re në Pezë, Veliaj: Këtë vit mbyllim rindërtimin nga tërmeti e në qytet. Shumë shpejt shorti për shtëpitë në Kombinat

by Java News
17/02/2024 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas katër shkollave të reja, Pezës i është shtuar edhe një lagje e re, me 25 banesa, ku janë strehuar familjet e prekura nga tërmeti i 2019. E pajisur me infrastrukturën e nevojshme publike si rrugë, kanalizime dhe ndriçim, lagjja e re e ndërtuar rishtaz nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Fondacionin “Firdeus”, i afron familjet që banojnë në këto godina më pranë shërbimeve.

Në shpërndarjen e banesave të reja në Pezë, morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS në zonë, Toni Gogu dhe drejtuesi i Fondacionit “Firdeus”, Elvis Naçi. Kryebashkiaku u shpreh se ky moment është një mundësi dhe fillim i ri për të gjithë komunitetin.

“Këtu kemi ndërtuar një komunitet sepse akti i strehimit është vetëm fillimi. Fëmijët që tani shkojnë në shkollat e reja që kemi ndërtuar në Pezë: një në Pezë të Madhe, një në Pezë të Vogël, në Pezë Helmes, dhe në Pojan. Por, lajmi i mirë është se askush nuk e ka humbur pronën që ka në Gjysulkonjë ose fshatra të tjerë të largët. E ka gjithmonë mundësinë ta kultivojë atë ekonomi të vogël modeste. Ndaj, vlerën më të madhe sot e shoh jo te kjo që po na sheh syri, por tek ajo që na sheh zemra dhe mendja, se çfarë realitetesh prodhohen kur fëmijët jetojnë pranë shkollave të reja, pranë ambulancës, pranë konsultores, pranë rrugës kryesore, që të lidh me Tiranën dhe Durrësin. Sot kemi bërë vërtet një punë të dobishme”, tha ai.

Veliaj siguroi se këtë vit do të mbyllet procesi i rindërtimit edhe në zonën urbane. “Ne do të vazhdojmë punën sepse duam që këtë vit ta mbyllim përfundimisht procesin e rindërtimit edhe në zonën urbane. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë futur në banesat e “5 Majit”. Shumë shpejt do të hedhim shortin edhe për banesat e Kombinatit. Nuk jam tip që ankohem, por kemi pasur sfida të jashtëzakonshme, përfshi edhe hapësirën këtu ku jemi sot, e cila duket sikur ishte një tokë bosh, duke filluar me historitë e shpronësimit, te ato të ndërtimeve pa leje, te historitë e hartave të mbivendosura, apo historitë e gjyqeve, ndonjëherë brenda familjes”, shtoi ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se ashtu si në Pezë, pas tërmetit u ndërtuan banesa të reja edhe në shumë zona të tjera. “Me këtë ditë mbyllim edhe një maratonë. Ka qenë një maratonë 5-vjeçare për të mbyllur të gjithë historinë e tërmetit. Kemi mbyllur një lagje të ngjashme në Ndroq, ku kemi akomoduar një pafundësi familjesh. Kemi bërë të njëjtën gjë në Vaqarr, sapo mbaruam punë në Zall-Herr dhe Baldushk, edhe aty kemi futur familjet e reja. Më vjen mirë që ëmbëlsira ngeli për në fund për ata miq, vëllezër, motra, e familje që kanë kaluar shumë vuajtje, që sot e kanë zgjidhur me këtë investim të jashtëzakonshëm të Fondacionit “Firdeus” edhe të bashkisë tonë”, deklaroi Veliaj.

Deputeti i PS, Toni Gogu, u shpreh se Peza, përveç banesave më të bukura, sot ka edhe një komunitet më solidar. “Sot është një ditë jashtëzakonisht e veçantë. Kulminacioni i një ushtrimi të durueshëm, solidar, ku kemi bashkëpunuar të gjithë së bashku, për t’u përballur me atë ditë fatkeqësie, siç ishte nëntori i 2019-ës. Ju jemi shumë mirënjohës që Bashkia Tiranë, e cila ka mundësuar të gjithë infrastrukturën dhe ka zhvilluar një zonë me standarde, që sot e gjen në mes të kryeqytetit, madje do të thosha edhe më të mira, por edhe miqtë e çmuar të Fondacionit “Firdeus”, të cilët kanë ndihmuar me banesat, me mobilimin e tyre, por do të thosha edhe me një shërbesë shpirtërore që ishte jashtëzakonisht e nevojshme pas traumës që ne si komunitet përjetuam nga tërmeti”, tha Gogu.

Drejtuesi i Fondacionit “Firdeus”, Elvis Naçi shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës edhe në nisma të tjera, në ndihmë të familjeve në nevojë. “Bashkia e Tiranës është marrë me infrastrukturën, Fondacioni “Firdeus” ka dhënë buxhetin për të ndërtuar shtëpitë, dhe kishim mundësi që edhe t’i mobilonim ato, sepse familjet të cilat kanë hyrë në këto shtëpi, janë familje me të vërtetë në një nevojë shumë të madhe. Po bisedonim me kryetarin e bashkisë, që të shikojmë edhe për më tej, se ky është misioni ynë dhe kjo është ajo që dëshirojmë. Unë e di se dera e bashkisë është e hapur, ju trokisni aty, por po ju them si vëllai juaj, po ju them si shqiptar i juaji, që edhe dera e Fondacionit “Firdeus” është gjithmonë e hapur”, tha Naçi.

Në lagjen e re janë ndërtuar 25 shtëpi individuale, infrastruktura publike përkatëse, rrugë, trotuare, parkime rezidentesh, linja ujësjellësi, rrjete kuz dhe ndriçim rrugor./m.j

Next Post
VIDEO/ Parodia: ‘Moderatori’ Peka, intervistë me Gjergj Lucën

VIDEO/ Parodia: 'Moderatori' Peka, intervistë me Gjergj Lucën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com