• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërfytyrimi i një Presidenti

by Drini Kuqo
13/06/2017 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Drini Kuqo*


Kur mbeten më pak se dy javë nga zgjedhjet e përgjithshme, Ilir Meta po ia del mbanë të realizojë një objektiv në dukje të pamundur: Po bën Nishanin që të duket një president i mirë!

Dukej utopi, por paska edhe më keq se mustaqeziu që me meritë ka hyrë në histori si presidenti më partiak, më i njëanshëm dhe më i paaftë në historinë e shtetit modern shqiptar.

Pa dyshim, si presidenti në ikje, ashtu edhe ai në ardhje kanë një ngjashmëri të madhe, asnjëri prej tyre nuk përfaqëson unitetin kombëtar, por vetëm partinë mëmë. E megjithatë, Nishani nuk e ka ulur kurrë veten në nivelin që të diskretitojë publikisht Policinë e Shtetit dhe as ka turfulluar kundër institucioneve që ai vetë përfaqëson.

Ndonëse ky 5-vjeçar ka njohur një zhvlerësim të paprecedent të figurës së presidentit, Nishani të paktën në dukje, pothuajse gjithmonë është përpjekur të hiqet sikur qëndron mbi palët.

Ndërkohë, Meta as ka ndërmend që ta marrë këtë mundim. Njeriu që e pranoi presidencën me justifikimin se “pa të rrezikohej të degradonte figura e presidentit”, ironikisht është duke bërë të mundurën e të pamundurën për të diskretituar veten.

Në stilin e denjë të qoftexhiut të pijetores së lagjes, Meta është shndërruar në njeriun që sheh zi kudo, nga shteti, tek pushteti, opozita e deri tek kundërshtarët imagjinarë që janë bërë bashkë për të ndalur “armatën” e pathyeshme me emrin LSI.

Në paranojën e tij, presidenti linçohet si i tërbuar ndaj policisë,  institucioneve, e kundërshtarëve, që sipas tij po komplotojnë për ta nxjerrë nga skena, ndonëse ai është i vetmi politikan në qarkullim që ka dy mandate në pushtet dhe përgatitet për të tretin si president.

E turpshme, por deri këtu është katandisur figura e presidentit. Dhe të mundësh Nishanin, pas atyre 5 viteve të uzurpimit të Presidencës nga militante e parazitë si këshilltari i posaçëm Klevis Balliu, nuk është aspak e lehtë.

Sot, më shumë se një president, Ilir Meta ngjan si një bishë e plagosur, që di të bëjë vetëm dy gjëra, njëra është të thërrasë “ujku ujku”, e tjetra është të përsërisë si një papagall “LSI forcë e parë”, diçka që vetkuptohet, nuk e beson as vetë.

Kjo e fundit, më shumë se gjithçka ngjan si një fragment i marrë nga “Der Untertag”, filmi i ditëve të fundit të Hitlerit, ku mes spazmave të pakontrolluara nervore, i groposur nën rrënojave të Berlinit të shkatërruar, Fyhrerit i shfaqeshin vizionet për fitoren e Rajhut të Tretë ose siç do e thonte në gojën e Metës, “Rajhu i Tretë forcë e parë”!.

Next Post
Fier/ Aksidentohet punëtori i kompanisë që ndërtonte ujësjellësin, ndërron jetë 57-vjeçari

VIDEO/ Sherr me sende të forta në Laprakë, gra e burra përfundojnë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In