• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shpërdoroi detyrën”/ “Arrest në shtëpi” për SPAK kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi

by S T
09/09/2024 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme ka trokitur ditën e sotme në Bashkinë e Tropojës. Kryetari i saj Rexhë Byberi është vënë nën akuzë për “shpërdorim detyre” dhe gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka rregjistruar procedimin penal nr. 1 të vitit 2024, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 248, 205 dhe 150 të Kodit Penal, mbi bazën e akteve të procedimit penal me nr. 131 viti 2021 që janë dërguar për kompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, të rregjistruara prej saj në datën 09.08.2021, për elementët dyshues të veprave penale për subjekte për të cilat janë kompetencë e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nga aktet rezulton se, me datë 09.08.2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, ka regjistruar procedimin penal Nr.131 viti 2021 për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës” i parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Gjithashtu Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka rregjistruar procedimin penal nr. 27 i vitit 2023 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 248 dhe 205 të Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka regjistruar procedimin penal nr. 444 të vitit 2023 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 248 dhe 205 të Kodit Penal. Me vendimin e datës 12.09.2023, është vendosur bashkimi e këtyre procedimeve të vetëm me nr.131 të vitit 2021 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 248, 205 dhe 150 të Kodit Penal.

Në tërësi nga veprimet procedurale të kryera deri në këtë fazë të hetimit ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Rexhe Byberi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë në bashkëpunim me shtetasin Abedin Kërrnaja me detyrë zv/kryetar i Bashkisë Tropojë, ka kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me nenin 11 Nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, gjatë procesit të për hapjen e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak:

Vendim i Këshillit Bashkiak Nr. 34 datë 30.03.2021 Për miratimin në parim të projekt idesë së rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, nga ku rezulton se është miratuar në parim Projekt ideja për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2km, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.
Vendim i Prefektit të Qarkut Kukës me Nr. 2/31 Prot. datë 15.04.2021, me të cilin konfirmohet ligjshmëria e vendimeve Nr. 34 të Këshillit të Bashkisë Tropojë për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules” dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 35 datë 30.03.2021 Për miratimin në parim të projekt idesë së rrugës “Qafë Murrizi- Qafë Agri”.
Këto punime janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore të cituara më sipër. Konkretisht për kryerjen e punimeve të cituara më sipër, në bazë të VKM-së 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi që parashikon legjislacioni për këto lloj punimesh. Konkretisht në nenin 15 të VKM nr. 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) janë saktësuar dokumentet tekniko-ligjor që duhen depozituar në sistemin e-leje, gjatë aplikimit të kërkesës për leje ndërtimi të infrastrukturës. Gjithashtu, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës sic janë: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me Ministrinë e Linjës (parashikuar në sistemin elektronik e-leje) për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit. Ky bashkëveprim parashikohet në nenin 20, pika 6 të VKM nr. 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar).

Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është caktuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-topografik. Nga kryerja e aktit të ekspertimit ka rezultuar se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatëmilion e gjashtëqind e njëmbëdhjetëmijë e pesëqind e njëzet) Lekë.

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.112 datë 09.09.2024, ndër të tjera ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj për shtetasin R. B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj për shtetasin A. K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.
Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për ekzekutimin e këtij vendimi.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar për ekzekutim vendimin Nr.112 datë 06.09.2024 të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.

Vijon/…

Next Post
“Riorganizimi e kërkonte nxjerrjen në terren të 3 personave”, Qefaliaj për Asamblenë e PS: Rama lançoi objektivat e fushatës, prurjet e reja…

"Riorganizimi e kërkonte nxjerrjen në terren të 3 personave", Qefaliaj për Asamblenë e PS: Rama lançoi objektivat e fushatës, prurjet e reja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
Shifra marramendëse pas duelit me Joshuan, ja sa para futi në xhep Kristian Prenga

Shifra marramendëse pas duelit me Joshuan, ja sa para futi në xhep Kristian Prenga

July 26, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme

Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme

July 26, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

July 26, 2026
Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

July 26, 2026
Arrestime të BKH-së pa Policinë e Shtetit, reagon Lamallari: Kjo është e parashikuar në ligj!

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Orë të vështira, prioritet mbrojtja e qytetarëve!

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In